“Sedi si mbijetuam”, proteston Guardiola: Anormale dhe e papranueshme!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Prill, 2024 12:58

“Sedi si mbijetuam”, proteston Guardiola: Anormale dhe e papranueshme!

Manchester City luajti të mërkurën 120 minuta sfilitëse përballë Realit të Madridit. Dy çerekfinalet spektakolare të Champions League u mbyllën pa fitues, koha shtesë gjithashtu, ndërkohë që te penalltitë buzëqeshën “Los Blancos”.

Eliminim i dhimbshëm për skuadrën e Pep Guardiolës, që të shtunën u rikthye sërish në fushë. Përballë Chelseat në “Wembley”, në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup.

Citizens triumfuan 1-0 falë golit të Bernardo Silvës. Fati që mungoi ndaj Realit, ishte i pranishëm për djemtë e Guardiolës në duelin ndaj “Bluve të Londrës”. Me këta të fundit që humbën dy raste flagrante me Jackson.

Trajneri spanjoll i Cityt i përjetoi shumë minutat e fundit të takimit. Guardiola foli pas ndeshjes, ku zbuloi edhe se çfarë po mendonte teksa priste vërshëllimën e arbitrit.

Në minutat e fundit e kisha mendjen te shtesat. I lutesha Zotit: ‘Jo, të lutem! Nuk dua sërish shtesa’… Nuk e di si arritëm të mbijetonim.

Është e papranueshme që luajtëm të shtunën. Sinqerisht, nuk është normale një gjë e tillë”, u shpreh trajneri i mirënjohur.

City do të sfidojë në finalen e madhe të FA Cup – kompeticionit aq të dashur për tifozët anglezë – fituesin e çiftit Manchester United-Coventry (SS1, 16:30).

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Prill, 2024 12:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.