Mira Murati dhe Lulzim Tafa anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 19:55

Mira Murati dhe Lulzim Tafa anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Asambleja e Përgjithshme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i ka zgjedhur sot anëtarë të jashtëm të kësaj akademie Mira Muratin, kryeshefe në OpenAI dhe Lulzim Tafën, poet i mirënjohur nga Kosova.

Mira Murati, është një nga shqiptaret më me ndikim në fushën e teknologjisë, e cila u bë e njohur për publikun botëror për rolin e saj në inteligjencën artificiale (AI) dhe sukseset e arritura në fushën e teknologjisë, si kryeshefe në OpenAI.

Ndërsa, poeti Lulzim Tafa, është i njohur për artin e tij, si ndër poetët shqiptarë më të përkthyer në botë, njëherësh laureat i shumë çmimeve ndërkombëtare. Ai ka fituar dhjetëra çmime prestigjioze ndërkombëtare për letërsi, ndërsa mban shumë tituj nderi në akademi e universitete botërore. Së fundmi, Lulzim Tafa, u dekorua edhe nga presidenti francez, Emanuel Macron, me dekoratën “Oficer i Urdhërit Kombëtar të Letrave dhe Arteve”, që është  dekorata më e lartë të cilën shteti francez e ndan në fushën artit dhe letërsisë.

Krahas, Mira Muratit e Lulzim Tafës, në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si anëtarë të saj u zgjodhën edhe Lea Ypi, Gëzim Alpio dhe Angjelin Perljucaj.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 19:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.