Taravari për tubimin e VLEN: Atmosferë e jashtëzakonshme, me një fjalë shpresë
Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari menjëherë pas tubimit në sheshin “Skëdërbeu”, në TV21 tha se me një fjalë do ta definonte tubimin me fjalën “shpresë”.
“Një pamje impozante, frymë e jashtëzakonshme, energji pozitive që nuk mund të përshkruhet me fjalë, me një fjalë në qoftë se komplet doni ta definoj tubimin e sotëm, do të kisha thënë, shpresë…shpresë për ndryshim”, tha Taravari.