Shahu politik i dyshes Meta-Kryemadhi, Duma flet çfarë po ndodh me çiftin e rëndësishëm politik?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2024 09:23

Shahu politik i dyshes Meta-Kryemadhi, Duma flet çfarë po ndodh me çiftin e rëndësishëm politik?

Grida Duma në hyrje të emisionit “Top Story” ka bërë një analizë për çiftin Meta-Kryemadhi.

Grida Duma: Kanë qenë të shumta analizat e buzëqeshjeve të këmbyera mes dy bashkëshortëve dhe dy kryetarëve, njëri ish një herë dhe tjetri ish herën tjetër, kryetar sërish Ilir Meta edhe simbolikat që janë përdorur në bluza dhe shkrimet njerëzit e asaj, njerëzit e atij, sa e vërtetë është e gjitha kjo, pse tani dhe jo më parë? Pse po flitet për nepotizmin kur në Partinë e Lirisë kishin ndërtuar një tezë për të dhe thoshin për sa kohë vota është aty nepotizmi mund të ekzistojë në administratë, nëpër institucione, aty ku emërohen, jo aty ku votohen. Është folur për meritokracionë apo krahinizmin?

Sa i ngjason kjo një telenovele politike përkundrejt një strategjie politike. Pyetja më e madhe është sa të vështirë e kanë brenda Partisë së Lirisë apo atëherë LSI-së anëtarët e saj, ata që kanë poste drejtuese në hierarkinë e saj të përballojnë sërish një luftë të brendshme dhe pastaj një luftë politike, një fushatë elektorale apo një goditje nga SPAK.

Nuk është aspak e thjeshtë ta përballosh parë kjo nga perspektiva jo vetëm  e Metës dhe Kryemadhit, por parë kjo nga perspektiva e atyre që bëjnë politikë brenda Partisë së Lirisë dhe që do duhet të mbrojnë krerët e kësaj organizate politike pavarësisht se si i ndryshon tandemat e emocioneve apo qasjet e emrave.

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2024 09:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.