A duhet t’i marrim ilaçet me ujë apo me ndonjë lëng tjetër?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 20:14

A duhet t’i marrim ilaçet me ujë apo me ndonjë lëng tjetër?

Çdo mjek,  apo farmacist këshillon që ilaçet të merren me një gotë ujë, shkruan Alsat.

Pse një ilaç sygjerohet të merret me ujë dhe jo më lëng tjetër?

“Nga pikëpamja kimike, uji është një tretës universal që nuk shkakton ndryshim në vetë strukturën e substancave aktive ose të substancave përkatëse të ilaçit, në mënyrë që të ndjejmë efektet e duhura”, thotë Enes Jusufi.

Shpesh njerëzit marrin ilaçe duke i  shoqëruar me kafe, qumësht ose ndonjë lëng tjetër duke neglizhuar faktin që efekti i ilaçit mund të ndryshojë, trajtimi i sëmundjes nuk do ketë efekt. Përse nuk duhet marrë ilaçet me kafe?

Jusufi spjegon efektin që ndodh kur ne shoqërojmë ilaçet me kafe ose lëng:

“Po, kafeja qumësht ose lëngje të shtrydhura, të gjitha në përbërjen e tyre kanë molekula të mëdha që mund të mbështjellin përbërësin aktiv të vetë ilaçit që është përhapur në stomak me lëngun e konsumuar. Pra, në çdo lëng kemi sasi uji dhe plus sasia e lëngut që konsumojmë. e bën të pamundur tretjen e tabletës dhe përhapjen e substancave të tabletës, pra kur substanca bie në kontakt me substanca të tjera të lëngut, kafe ose qumësht, efekti ndodh të humbasë”.

Shumë njerëz vuajnë nga sëmundje kronike për të cilat është e nevojshme marrja e terapisë për çdo ditë në orare të caktuara. Edhepse marrja e terapisë është rutinë ditore, ato shumë shpesh harrojnë tu përmbahen rregullave të mjekut duke pirë kafe ose qumësht shumë shpejt mbas terapisë.

“Sygjerimi ynë është që kur përdoren barnat, për një ose dy orë, të mos hanë asgjë ose të pinë lëngje që përmbajnë përbërës të ndryshëm, në këtë rast lejohet të pihet vetëm ujë, ose të hahet patate të ziera, oriz i zier, pra diçka. që përmban një sheqer kompleks ose karbohidrate që nuk do të ketë shumë efekt në mjekim”, thotë Enes Jusufi në emsionin Pasqyra e Shëndetit.

Por thënë më thjeshtë, të gjithë ju kur merrni ndonjë ilaç mundohuni që gjysmë ore para ose pas të mos konsumoni gjë tjetër veç ujit, për të pasur efektin e dëshiruar në trajtim./ Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 20:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.