Rritja e buxhetit për modernizimin e armatës, tregues i fortë i përkushtimit të RMV në NATO

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 19:28

Rritja e buxhetit për modernizimin e armatës, tregues i fortë i përkushtimit të RMV në NATO

Kryeministri Talat Xhaferi është takuar me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s për politikë dhe planifikim të mbrojtjes, Angus Lapsli në suazat e vizitës së tij në Shkup, njoftuan nga Qeveria. Xhaferi i uroi mirëseardhje zyrtarit të aleancës dhe njëherazi e konfirmoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në NATO, i cili siç tha ai po forcohet vazhdimisht. Arritja e 2,05% të PBV-së në buxhetin e mbrojtjes, 30% e të cilave janë për modernizimin e Armatës, janë një tregues i fortë për këtë kontribut.

QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT
“Njëkohësisht, me pjesëmarrjen në sigurinë kolektive përmes forcave multinacionale të Aleancës në Rumani, në Bullgari dhe në Letoni, si dhe në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR dhe në operacionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, ALTEA, vendi është pozicionuar gjithashtu si një nga shtyllat e stabilitetit rajonal”.

Në takim, të dy delegacionet patën mundësi të diskutojnë për Samitin e NATO-s në Uashington në frymën e 75-vjetorit të Aleancës, si dhe për planet aktuale të mbrojtjes, duke pasur parasysh situatën e sigurisë globale në Evropë dhe në botë. Të dy delegacionet konfirmuan gjithashtu mbështetjen që shtetet anëtare, përfshirë Maqedoninë e Veriut, e japin për Ukrainën. /SHENJA/

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.