Sigurohet buxheti për ndërtimin e Teatrit turk-Shkup, është përfunduar me kulmin dhe fasadën e objektit

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 21:21

Sigurohet buxheti për ndërtimin e Teatrit turk-Shkup, është përfunduar me kulmin dhe fasadën e objektit

Pamja e jashtme e objektit të ri të IN Teatri turk Shkup – fasada dhe çatia kanë përfunduar, ndërsa projekti për ndërtim vazhdon në fazën e tretë ku do të vendosen instalime të brendshme që është në proces furnizimi publik për përzgjedhjen e kontraktuesit.

Objektin në ndërtim sot e vizitoi ministrja e Kulturës Bisera Kostandinovska-Stojçevska e cila pas inspektimit shprehu kënaqësinë sepse, siç tha, procesi i aktiviteteve të ndërtimit zhvillohet në mënyrë profesionale dhe cilësore dhe është “progres i dukshëm në ndërtimin e objektit, veçanërisht fasada dhe çatia”.

Për gjithçka që deri tani është realizuar janë ndarë 4,4 milionë euro ose 274 milionë denarë, ndërsa me investimet e reja në Ministrinë e Kulturës procesi do të finalizohet dhe shton ministrja, “së shpejti presim që publiku të ketë teatër të ri”. 

Garancia se ansambli i teatrit do të ketë së shpejti shtëpinë e tij, tha Kostandinovska – Stojçevska është e sigurt me vendimin e Qeverisë për financimin e vazhdueshëm trevjeçar të projektit të Teatrit turk.

“Ministrja e Kulturës në tre vite buxhetore – 2024,2025,2026, vazhdon me financimin e projektit, për të cilin janë planifikuar mjete në vlerë prej 6,1 milionë euro, gjegjësisht 380 milionë denarë. Nga buxheti i Ministrisë së Kulturës për këtë vit janë siguruar 1,7 milion euro ose 104 milion denarë. Me këto mjete do të përfundojnë punimet ndërtimore, vendosja e instalimeve, rregullimi i ambienteve të brendshme dhe do të sigurohet mbikëqyrje ekspertësh që teatri të marrë formën e tij në mënyrë që punonjësit përmes krijimit artistik të kontribuojnë në një afirmim edhe më të madh të kulturës në Maqedoni”, deklaroi Kostandinovska-Stojçeska. 

Drejtoresha e Teatrit turk-Shkup, Ajlin Emin Skoro kumtoi se faza e dytë e ndërtimit ka mbaruar dhe do të fillojë me fazën e tretë – instalimet e brendshme, energjinë elektrike, ujësjellësin dhe kanalizimin. Objekti është konceptuar si qendër kulturore që do të promovojë dhe afirmojë gjuhën dhe kulturën e popullit turk këtu dhe në të do të funksionojë edhe institucioni kombëtar i sapoformuar Qendra kulturore turke me galeri, tha  ajo.

“Tashmë furnizimi publik është duke u zhvilluar dhe presim që ai të përfundojë brenda afatit ligjor, të përcaktojë kontraktuesin dhe të fillojë menjëherë me instalimet e brendshme, energji elektrike, hidraulikë dhe kanalizimin”, tha Skoro.

IN Teatri turk- Shkup ekziston qe 74 vjet dhe deri para dhjetë vjetësh ka punuar në të njëjtin objekt me Teatrin shqiptar-Shkup në Teatrin e atëhershëm të nacionaliteteve. Në atë lokacion në një ndërtesë të sapondërtuar tani punon Teatri shqiptar-Shkup, ndërsa për teatrin turk në vitin 2015 filloi ndërtimi i një objekti të ri teatri pranë stacionit hekurudhor. Ndërsa ndërtimi i Teatrit turk vazhdon për dhjetë vitet e fundit, ansambli ndan skenën dhe punon në të njëjtën çati me Teatrin e komedisë.

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 21:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.