Taravari: VMRO e kuptoi peshën e votës shqiptare me ofertën që na bëri

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 22:13

Taravari: VMRO e kuptoi peshën e votës shqiptare me ofertën që na bëri

VMRO e ka kuptuar se ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë por fokusi i VLEN është të merr numër më të madh të deputetëve. Kështu ka thënë sot Arben Taravari pas deklaratës së djeshme të kryetarit të VMRO-DPMNE-së ku propozoi qeveri të përbashkët VMRO-VLEN (opozita shqiptare), shkruan Portalb.mk.

Taravari tha se propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë.

“Megjithatë, fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve. Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor”, tha Taravari.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në konferencën e djeshme për shtyp pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, theksoi se pas publikimit të rezultateve të para ka kontaktuar me Arben Taravarin ku i ka uruar qeveri të ardhëshme së bashku.

“U dëgjova me opozitën shqiptare, me Arben Taravarin, e urova për rezultatin dhe i dëshirova zgjedhje parlamentare të suksesshme dhe Qeveri të ardhshme në Maqedoni”, tha Mickoski.

Dje në Maqedoninë e Veriut u mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

Sipas 100 % të votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror i ZgjedhjeveGordana Siljanovska Davkova ka marrë 363.086 vota (40.08 %), apo 182.586 më shumë se Stevo Pendarovski i cili mori 180.500 vota (19.92%).

Në bllokun shqiptar, diferenca midis dy kandidatëve ishte 37.695 vota. Bujar Osmani nga Fronti Evropian mori 121.088 vota (13.37%). Ndërsa Arben Taravari nga VLEN mori 83.393 vota (9.20%).

Sipas këtyre rezultateve, në rrethin e dytë në përballje kokë më kokë do të shkojnë Pendarovski dhe Davkova, ngjashëm si në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2019.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 22:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.