Tri vepra të Institutit u promovuan në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 21:19

Tri vepra të Institutit u promovuan në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Në kuadër të panairit akademik të radhës të organizuar nga qendrat akademike shqiptare që sivjet po organizohet në Tiranë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë sot u promovuan tri vepra të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve “Historia e trevave lindore” (Ipeshkvia Shkup-Prizren nga Gaspër Gjini dhe “Zhvillimet kulturore dhe historike te shqiptarët në Maqedoni gjatë shek. XIX-XX” e përgatitur nga grup autorësh) dhe “Dialektologjia shqiptare – Të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut IV”, po ashtu nga grup autorësh.

Në fillim të pranishmit i përshëndeti drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore, Dr. Skender Asani i cili tha: “Këto dy vepra janë uverturë në shkrimin e historisë së shqiptarëve të Maqedonisë, e cila në të ardhmen do të jetë edhe pjesë e teksteve shkollore të shkollës shqipe në këtë shtet.”. Me këtë rast ai e paralajmëroi edhe projektin e ri të shkrimit të historisë së shtetformësisë së shqiptarëve të Maqedonisë.

Në emër të Akademisë së Shkencave foli kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skender Gjinushi i cili duke e përgëzuar Institutin për punën që po e bën, uroi që sa më shpejt ky institucion të kalojë në akademi të shkencave për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, gjithë kjo në frymë të zhvillimit të shkencës dhe integrimit ndër shqiptar dhe evropian.

Për veprën dyvëllimëshe “Historia e trevave lindore” folën dy nga autorët e kësaj vepre, historianët Dr. Sevdail Demiri dhe Dr. Besnik Rameti të cilët e vunë në pah rëndësinë e kësaj vepre në kuadër të shkrimit të historisë së shqiptarëve të Maqedonisë.

Për vëllimin e katërt të serisë “Dialektologjia shqiptare – Të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut” foli hulumtuesi i Institutit, gjuhëtari Dr. Zeqirija Ibrahimi, i cili u ndal në rëndësinë e madhe që ka ky vëllim për përmbylljen e serisë së studimeve të të folmeve shqipe në Maqedoninë e Veriut me të cilat, siç tha ai, “vizatohet harta e kufijve gjuhësorë të shqipes”.

Promovimin e moderoi hulumtuesi i Institutit, Dr. Sefer Tahiri.

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 21:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.