Dita Ndërkombëtare e Xhazit, UNESCO: Festohet në 190 vende

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Prill, 2024 21:33

Dita Ndërkombëtare e Xhazit, UNESCO: Festohet në 190 vende

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, e cila do të festohet në më shumë se 190 vende të botës. Mikpritësi zyrtar për festimet e këtij viti është caktuar qyteti i Tangier, në Marok. Kjo shënon herën e parë që një qytet në kontinentin afrikan pret Ditën Ndërkombëtare të Xhazit.

Tangier është si një enë ku shkrihen kulturat me njëra-tjetrën, i vendosur në udhëkryqin mes Evropës dhe Afrikës. Ai krenohet me një histori të gjatë dhe të pasur të xhazit dhe është i njohur për trashëgiminë e tij të këtij zhanri muzikor. Shumë artistë të xhazit me famë botërore kanë performuar dhe kanë kaluar kohë në Tangier, duke përfshirë këngëtaren Josephine Baker, saksofonistët Ornette Coleman dhe Archie Shepp, flautistin Herbie Mann dhe pianistin mjeshtër të xhazit Randy Weston, i cili jetoi në Tangier për shumë vite.

Festimet në Tangier kanë nisur më 27 dhe kulmojnë sot, më 30 prill. Veprimtaria përfshin një sërë programesh arsimore, aktivitete për studentë të të gjitha moshave dhe biseda rreth historisë së xhazit.

UNESCO inkurajon shkollat, universitetet dhe organizatat joqeveritare në mbarë botën për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Xhazit. Vendet ku performohet art, qendrat komunitare, sheshet e qyteteve, parqet, bibliotekat, muzetë, restorantet, klubet dhe festivalet organizojnë mijëra aktivitete, ndërsa radioja dhe televizioni publik shfaqin xhaz në Ditën Ndërkombëtare të Xhazit.

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Prill, 2024 21:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.