Tjetër seancë në GJKKO për çështjen Gërdeci, ish-ministri Fatmir Mediu mungoi në seancë

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 22:10

Tjetër seancë në GJKKO për çështjen Gërdeci, ish-ministri Fatmir Mediu mungoi në seancë

Fatmir Mediut iu hodh poshtë kërkesa për të pyetur me videokonferencë pesë dëshmitarët amerikanë Corneilos Henry 3, David Howell, William Merrit Hart, Sidney Macintyre dhe Rodney Taylor, por ju pranua alternativa tjetër që ofruan avokatët e tij.

Që gjatë pyetjes së dëshmitarëve që do të realizohet me letërporosi, i pranishëm të jetë edhe një amerikan tjetër që do të  përfaqësojë interesat e ish ministrit të Mbrojtjes nën akuzë për shpërdorim detyre.

Pyetjet për të cilat palët kanë rënë dakord më herët përfshijnë aktivitetin e kompanisë Sac përgjatë demontimit të municioneve në Shqipëri, nëse ka patur apo jo aktivitet të pezulluar nëse kishin apo jo njohje me ish ministrin por edhe me personazhe të tjerë të përmendur më herët.

Në seancë pati debate mes mbrojtjes qe kërkuan lidhjen mes akuzave dhe provave të SPAK , por morën përgjigjje nga prokurori i çështjes Gërdeci 2 se si provë vlerësohet shkaktimi i dëmit nga tragjedia e 15 marsit.

Seanca e radhës do të mbahet në datën 15 maj ora dhjetë. Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërkohë që me herët gjykatë gjykimit por edhe për mediat ka kundërshtuar konkluzionet mbi shkaqet e shpërthimit dhe ka kërkuar eksperiment hetimor si dhe ri ekspertim

Top Channel

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 22:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.