Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2024 09:41

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Shkodër, ku një grua, nënë e tre fëmijëve, dyshohet se i dha fund jetës së bashku me vogëlushët e saj. Dyshohet se shkak për tragjedinë ka qenë dhuna e bashkëshortit.

Konflikti në çift mësohet se kishte muaj që kishte nisur dhe çifti praktikisht ishte ndarë, por nuk konsumohej më martesa. Erdgys Arrazi kishte nisur një marrëdhënie tjetër. Sipas familjarëve të gruas, Erdgys Arrazi grindej çdo ditë me bashkëshorten e tij. Madje, ai i thoshte që të dalë nga banesa, ku ishte në një dhomë e jetonte së bashku me fëmijët, raporton Balkan Web.

I pyetur në polici ditën kur ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes, por edhe pas gjetjes të trupit të vajzës së vogël, ai kishte thënë për gruan e tij se është “e sëmurë mendore”. Ai kishte thënë se bashkëshortja kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni. Mirëpo dëshmia nuk është vërtetuar nga policia, pasi 39-vjeçarja nuk rezulton se ka kartelë apo të ketë mjek që të ketë lëshuar recetë për të për këto ilaçe.

Duket se gruaja ka qenë e vetme në një situatë, që duket aspak e lehtë. Kjo, pasi edhe pas zhdukjes së saj, e vetmja që ka treguar interes për të ka qenë motra, teksa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen. Një grua, nënë e tre fëmijëve në Shkodër, dyshohet se i ka dhënë fund jetës bashkë me të vegjlit të saj, pas dyshimeve se bashkëshorti e dhunonte.

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2024 09:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.