Raporti i Avokatit të Popullit: 1/3 e popullsisë jeton në kushte të vështira

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 09:09

Raporti i Avokatit të Popullit: 1/3 e popullsisë jeton në kushte të vështira

Të paktën 1/3 e popullatës në vend jeton në kushte të veshtira teksa skemat e mbështetjes sociale duhet të targetojnë me mirë familjet në nevojë.

Raporti vjetor i zyrës së Avokatit të Popullit (AP) për vitin 2023 ndalet te shifrat e prodhuara nga Instituti i Statistikave por dhe tek ankesat që ka marre lidhur me këto çështje.

Sipas raportit, varfëria ( norma e rrezikut të varferise) në Shqipëri mbetet e lartë, mbi 22.0 %. Sipas rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Kushteve të Jetesës (EUSILC) 2021 që mat kushtet e jetesës, varferinë relative dhe privimin material në familjet shiptare, publikuar më date 30.12.2022 nga INSTAT; vleresohet se niveli i perjashtimit social ne Shqipëri, pra i individëve në rrezik varfërie, ose thellësisht të privuar materialisht, ose me intensitet shumë të ulët në punesim, është rreth 43.9% e popullsisë. Privimi i rëndë material vlerësohet në 35,2 % në 2021.

“Kjo do të thotë se pothuajse 1/3 e popullsisë jeton në kushte shumë të vështira ekonomike, duke iu referuar studimit për “Transfertat e Mbrojtjes Sociale drejt Familjeve të Varfra”, ku janë listuar kategoritë e shpenzimeve për familjet e varfra, ushqimi zë pjesën më të madhe te shpenzimeve duke lënë hapësirë të pakonsiderueshme për shpenzime të tjera si komunikimi, kultura”thuhet në raport.

I njëjti dokument vlerëson se ndihma ekonomike, që është një instrument që synon kategoritë në nevojë, ka vend për përmirësim diçka që pranohet edhe në dokumente strategjikë. Sipas AP, sfidë e reformës për Ndihmën Ekonomike, vijon të mbetet masa e ulët e saj, nxjerrja nga skema e familjeve në rrezik të varferisë, mos mbulimi i të gjitha kategorive vulnerabl, përfituese të ndihmës ekonomike dhe mangësia e akteve nënligjore që percaktojnë masën e minimumit jetik dhe përshtatjen e kësaj mase në planin kohor, si një normë kufizuese për mbrojtjn e burimit të të ardhurave të qytetarëve.

Konkretisht gjatë vitit 2023, institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar raste të paraqitura nga ankesat e gytetarëve, apo të trajtuara me iniciativë. Referuar ankesave të registruara gjatë ketij viti, rezulton të jenë 35 të tilla, nga të cilat 10 janë të nisura me iniciativë.

Për trajtimin e këtyre rasteve, institucioni i Avokatit të Popullit ka kryer hetime administrative, të cilat janë permbyllur me zgjidhjen e tyre në favor të qytetarëve dhe/ose sqarimin e ankuesve lidhur me shkaqet ligjore të nderprerjes apo të mospërfitimit të ndihmes së kerkuar, shogëruar me sugjerimet përkatëse për zgjidhjen e problematikës se trajtuar si dhe duke adresuar problematikat nëpërmjet rekomandimeve drejtuar institucioneve përgjegjëse.

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 09:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.