​Kasami: Nesër fillojnë negociatat për qeverinë e re VMRO DPMNE – VLEN

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Maj, 2024 23:39

​Kasami: Nesër fillojnë negociatat për qeverinë e re VMRO DPMNE – VLEN

 Bilall Kasami nga VLEN ka bërë të ditur se nesër nisin negociatat për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut ndërmjet VMRO DPMNE dhe koalicionit VLEN.

Sipas Kasamit, në zgjedhjet e sotme parlamentare ka ndikuar edhe mërgata që kanë ardhur për të votuar.

“Koalicioni VLEN është fitues absolut te shqiptarët. Kjo është si rezultat i ardhjes së mërgimtarëve tanë. Prandaj i them 100 mijë herë “faleminderit, faleminderit, faleminderit të gjithë atyre që erdhën dhe bënë edhe një herë ndryshimin në atdhe,” tha Kasami duke shtuar se dallimi final ndërmjet VLEN dhe Frontit Evropian të BDI-së nuk do të jetë më shumë se 10 mijë vota, raporton Alsat.

Aktualisht Fronti Evropian ka 14.42 për qind të votave ose 115.111 vota, ndërsa koalicioni VLEN ka 11.38 për qind ose 90.850 vota. Diferenca në vota është 24.261 vota nga 80.05 për qind të votave të numëruara nga KSHZ.

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Maj, 2024 23:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.