Kullosa e pakositur rreth Qeverisë përplasi Xhaferin dhe Arsovskën

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:11

Kullosa e pakositur rreth Qeverisë përplasi Xhaferin dhe Arsovskën

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska e cila garoi në zgjedhje me partinë Alternativa e Re, në Shkup fitoi vetëm rreth 2000 vota. Ky rezultat i dobët, bëri që të kërkohet dorëheqja e saj prej postit, kryetare e kryeqytetit të RMV-së.

Ishte kryeministri Talat Xhaferi ai që e kritikoi Arsovskën për pamjen e oborrit të Qeverisë, për shkak se bari nuk është kositur dhe kjo sipas tij është në kompetencë të Qytetit. Për Arsovskën shtoi ai, përgjigjen e dhanë qytetarët më 8 maj.

Talat Xhaferi, kryeministër

“E kuptoj se ka reagime për këtë pjesë. Sipas procedurave dhe rregulloreve, toka rreth Qeverisë është në pronësi dhe kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe sipas punës dhe obligimeve të ‘Parqe dhe gjelbërime’ si Ndërmarrje Publike e cila kujdeset për pamjen e kryeqytetit është kompetente për këtë çështje. Qeveria as nuk ka të parapara mjete, as nuk mund të parashikoj mjete për punë që janë kompetencë e një institucioni tjetër”.

Xhaferit ju përgjigjen menjëherë nga Qytetit i Shkupit. Përmes një komunikate dërguar mediave thonë se kryeministri po manipulon me procedurat, duke shtuar se nëse ai dëshiron të angazhojë të punohet në Qeveri, për këtë duhet të nënshkruaj Marrëveshje siç e bën çdo institucion tjetër.

Qyteti i Shkupit

“Talat Xhaferi nëse deri tani nuk e di se vetë duhet ta rregullojë oborrin e tij, atë leksion sigurisht nuk do ta mësojë as sot. Nga kryeministri teknik i Forinës, që kur del nga shtëpia deri në Qeveri rrugës i fik të gjitha semaforët dhe krijon kaos në qytet, as që pritet të dijë se cilat janë detyrimet e tij, ai vetëm e di se çfarë përfitimesh mund të përdorë”.

Kryetari i komunës së Gazi Babës që është nga radhët e VMRO-DPMNE-së Boban Stefkovski, i bëri thirrje Arsovskas që të japë dorëheqje, marrë parasysh rezultatet që i arriti partia e saj në zgjedhjet parlamentare. Sipas Stefkovskit, rezultati tregon qartë se Arsovska e ka humbur kredibilitetin për të vazhduar udhëheqjen Qytetit të Shkupit.

Boban Stefkovski, kryetar i Gazi Babës

“Numrat tregojnë se në vitin 2021 Danela Arsovska është zgjedhur kryetare e Qytetit të Shkupit me votat e 118 545 e shkupjanëve, kurse në zgjedhjet e fundit Danela Arsovska përmes partisë së saj në komunën Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Butel, Çair, Kisella Vodë, Aerodrom, Qendër, Saraj dhe Shuto Orizarë ka marrë gjithësej 2 584 vota. Me këtë rezultat, është e qartë se Danela Arsovska e ka humbur kredibilitetin të udhëheq Qytetin e Shkupit”.

Partia Alternativa e Re në zgjedhjet parlamentare të 8 majit mori gjithësej 3 516 vota, larg nga numri i mjaftueshëm për të pasur përfaqësues në Kuvend. Arsovska ishte bartëse e Listës së partisë Alternativa e re në Njësinë Zgjedhore numër 1 dhe mori vetëm 1 645 vota. Kurse në Njësinë Zgjedhore numër 2, Alternativa e Re mori 1 113. /SHENJA/

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.