Ngjyrat e Kolonjës! Artistë nga disa vende të botës  hedhin pranverën në telajo

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 20:48

Ngjyrat e Kolonjës! Artistë nga disa vende të botës  hedhin pranverën në telajo

Ngjyrat e pranverës në Kolonjë i hodhën në telajo. Më shumë se 20 piktorë shqiptarë e të huaj u bënë bashkë në një koloni arti.

Vizituan vendet më të bukura të krahinës dhe veprat që realizuan u prezantuan në një ekspozitë

Helidon Haliti dhe Fatmir Juka vlerësuan këtë eveniment që promovon vlerat e krahinës dhe artit.

Piktori turk Atanaur Dogan ka realizuar portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, pasi sipas tij, lidhja midis shqiptarëve dhe turqve kulmon me dy personazhe, Skënderbeun dhe Ataturkun.

“Në fakt mund të pikturoja natyrën por këtu pashe njerëz heronj dhe vendosa të pikturoj një hero. Ne turqit kemi të përbashkëta me ju shqiptaret e dy njerëz që na bëjnë bashkë janë Skënderbeu dhe Ataturku. Vendosa të pikturoj Skënderbeun sepse pashë vërdallë nëpër Shqipëri por e këtu në Kolonjë se emri i tij përmendej shpesh dhe doja të përulesha ndaj kombit tuaj e popullit tuaj duke pikturuar atë qe është e rëndësishme për ju, ndaj pikturova Skënderbeun”

Jorge Corpuna nga Peruja është tërhequr nga fusha e Kolonjës, punim të cilin e ka sjellë me ngjyra të shumta.

Kolonja pothuajse çdo vit tërheq piktorë të shumtë duke e kthyer tashmë një event të tillë si traditë.

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 20:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.