“Plisat” reagojnë: Tërhiquni e kërkoni ndjesë të rënëve e të gjallëve

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 20:12

“Plisat” reagojnë: Tërhiquni e kërkoni ndjesë të rënëve e të gjallëve

Federata Shqiptare e Futbollit dorëzoi kandidaturën për organizimin e Euro 2027 të grupmoshës U-21. Por, si bashkë-organizatore, Shqipëria e ka zgjedhur Serbinë, lajm ky që ka ngjallur debat të madh, sidomos në Kosovë. Për shumëkë, ky ishte një lajm skandaloz, kurse pas “Tifozave Kuq e Zi” kanë reaguar edhe tifozeria e Prishtinës, “Plisat” që vazhdimisht e përkrahin Kombëtaren e Shqipërisë. Në reagimin e tyre, kërkojnë nga FSHF që të tërhiqen dhe të kërkojnë ndjesë.

Reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:

FSHF paska kandiduar bashkë me serbinë për organizimin e Evropianit U21.

Nuk e kuptojmë përse një pjesë e Shqipërisë, sidomos asaj zyrtare, i ka përcaktuar vetes detyrën e rehabilitimit të imazhit të serbisë në sytë e botës!

Serbia mbetet po ajo që ishte për qindra vjet: gjenocidale, fashiste, antishqiptare dhe mbi të gjitha është ende pushtuese e trojeve tona.

Andaj i bëjmë thirrje Federatës të tërhiqet nga kandidatura e të mos vazhdojë më tutje këtë marri. Nuk mund të bashkëpunoni me një shtet që Luginën e ka ende të pushtuar, e që Kosovën ende e konsideron të veten. Me një shtet që ende na ka shumë borxh.

Tërhiquni e kërkoni ndjesë të rënëve e të gjallëve.

P.s. për zërat që presin pa durim që ne të kthehemi kundër Shqipërisë, veç ju kujtojmë se dashuria jonë për kombin nuk kushtëzohet nga veprimet e individëve e as institucioneve.

Shqipëria dhe Prishtina janë tonat, janë kuq e zi, e për to luftojmë ne.

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 20:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.