Televizioni belg ndërpreu performancën e Izraelit në Eurovizion në shenjë proteste për Gazën

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 22:45

Televizioni belg ndërpreu performancën e Izraelit në Eurovizion në shenjë proteste për Gazën

Televizioni belg VRT ndaloi transmetimin e Eurovision Song Contest për të dënuar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias nga Izraeli dhe bëri thirrje për armëpushim në Gaza.

VRT, e cila transmeton në gjuhën flamande, ndërpreu transmetimin e gjysmëfinales së dytë të Eurovizionit të mbajtur mbrëmë në Malmö të Suedisë, në shenjë proteste kundër sulmeve izraelite në Gaza.

“Ky është një veprim sindikal. Ne dënojmë shkeljen e të drejtave të njeriut në shtetin izraelit. Përveç kësaj, Izraeli shkatërron lirinë e medias. Prandaj, ne po bëjmë një pushim të përkohshëm në transmetimin tonë. Armëpushimi, tani”, thuhet në deklaratë.

Dy ministra belgë thanë më parë se Izraeli nuk duhet të marrë pjesë në Eurovizion për sa kohë vazhdojnë sulmet ndaj civilëve në Gaza.

Artistët që përfaqësojnë Belgjikën, Portugalinë, Britaninë e Madhe, Irlandën, Zvicrën, Norvegjinë, Danimarkën, Lituaninë, Finlandën dhe San Marinon në Eurovision Song Contest kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gaza.

Sektorë të ndryshëm nga shumë vende evropiane kërkuan që Izraelit t’i ndalohet pjesëmarrja në finalen e Eurovizionit, që do të zhvillohet në Malmö më 11 maj.

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 22:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.