Milani po bën gati një transferim ‘bombë’ – ofron 50 milionë euro për top yllin e Leipzigut

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2024 21:46

Milani po bën gati një transferim ‘bombë’ – ofron 50 milionë euro për top yllin e Leipzigut

Milani po synon që të mposhtë konkurrencën e Arsenalit për të siguruar nënshkrimin me Benjamin Seskon gjatë afatit kalimtar veror.

‘Rossonerët’ thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për shërbimet e sllovenit, dhe kjo mund të bëjë që ata të kenë një avantazh ndaj Arsenalit pas takimit me agjentët e yllit të Leipzigut.

Sipas Gazzetta dello Sport, takimi shkoi shumë mirë dhe ekipi i ardhshëm i Seskos sipas të gjitha gjasave do të jetë Milani.

Por teksa marrëdhëniet mes dy ekipeve raportohet se janë të mira, Milani me shumë mundësi do të detyrohet që ta rrisë ofertën e tyre, pasi paraqitjet e Seskos mund të bëjnë që çmimi i tij të ngritet në 65 milionë euro dhe mund të shkojë madje deri në 73 milionë.

Që prej se u bë e ditur që Olivier Giroud do të largohet nga Italia në fund të sezonit për t’u transferuar në Amerikë tek Angeles FC, Milani ka bërë vazhdimisht përpjekje për të gjetur zëvendësuesin e tij.

20-vjeçari ka shënuar 11 gola në 27 paraqitje për Slloveninë dhe ka qenë në formë të mirë për Leipzigun këtë sezon.

Ish-ylli i Salzburgut ka shënuar 13 gola në 30 ndeshje në Bundesliga, duke përfshirë gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e fundit, dhe po ashtu ka shënuar dy herë në Ligën e Kampionëve, aty ku u eliminuan nga Real Madridi./Telegrafi/

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2024 21:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.