Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2024 22:00

Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Izraelitët kanë zhvilluar një trajnim për t’u përgatitur për mundësinë e një lufte tjetër me fqinjin verior, Libanin, ka njoftuar vetë ushtria.

Bëhet e ditur se rezervistët e një brigade izraelite kanë mbajtur stërvitje të ndryshme gjatë javës “për të përshpejtuar gatishmërinë për një operacion në atë zonë”.

Siç raportohet, qëllimi i stërvitjeve është gatishmëria operacionale dhe përgatitja për “skenarë të ndryshëm luftarak në veri”.

Stërvitja është realizuar në Galilee, rajon i vendosur mes Izraelit verior dhe Libanit jugor, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Pjesë e saj kanë qenë këmbësoria, trupat e blinduara dhe logjistika, ndërsa trupa të tjerë janë stërvitur me forcat ajrore.

Ndryshe, për më shumë se shtatë muaj, luftime të ashpra kanë shpërthyer vazhdimisht në zonën kufitare midis Izraelit dhe Libanit.

Në veçanti, grupi militant Hezbollah ka sulmuar me raketa, artileri dhe predha veriun e Izraelit.

Por, edhe Izraeli ka sulmuar nga ajri pozicionet e Hezbollahut.

Muaj të tërë granatime të ndërsjella kanë shkaktuar dëme në të dy anët e kufirit, duke detyruar rreth 150 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2024 22:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.