Gjithë “yjet” mblidhen në Kanë
Nga Lea Seydoux, Vincent Cassel dhe Louis Garrel për hapjen e nesërme në mbrëmje me ”Le Deuxieme Act” nga gjeniu i çmendur Quentin Dupieux te Meryl Streep, Kevin Costner, George Lucas, nga “Furiosa” Anya Taylor-Joy te Emma Stone.
Festivali i Kanës, me ”kumbaren” Camille Cottin, e cila do të japë Palmën e Artë mbrëmjen e 25 majit me një juri të kryesuar nga regjisorja e fenomenit ”Barbie”, Greta Gerwig, do të jetë spektakli më i madh i kinemasë me një përqindje të lartë yjesh.
Mitet dhe protagonistët e mëdhenj të brezit të ri janë të gjithë bashkë.
Të gjithë kalojnë çdo vit nëpër Kanë dhe ky edicion i 77-të shënohet me bollëk, edhe nëse vëmendja duket se është larguar nga një super temë e gatshme për të shpërthyer, pavarësisht lajmeve të fundit që sipas thashethemeve do të vendosë gjithçka në plan të dytë.
Tema e çështjes së grave në kinema, hendeku i pagave gjinore (diferenca e pagave midis gjinive), ngacmimi seksual dhe përfshirja bëhet e pashmangshme kur juria kryesohet nga Greta Gerwig, nga ”Palma e Artë” e nderit Meryl Streep, aktorja dhe regjisorja Judith Godrèche, aktiviste në Francë dhe vetë e dhunuar, e cila sjell një film të shkurtër me titull ”Moi aussi”.
Në kapitullin e yjeve të historisë së kinemasë janë edhe Faye Dunaway (më 15 maj në premierën e filmit në Cannes Classics të dokumentarit ”Faye” nga Laurent Bouzereau) dhe Cate Blanchett e cila mbërrin më 18 maj për dramën humoristike ”Out of Competition Rumors” me regji të Guy Maddin.
Evan Johnson dhe Galen Johnson (në kast është edhe Rolando Ravello) në të cilat ajo luan “një lloj Ursula von der Leyen”, sipas fjalëve të delegatit të festivalit, Thierry Fremaux.
16 maji është dita e ”Megalopolis”, filmi i rikthimit të Francis Ford Coppola në regji, një nga më të priturit deri tani, që e shoqërojnë emra të tillë si Adam Driver, Dustin Hoffman, Laurence Fishburne, John Woight, Shia LaBeouf ndërsa nuk është konfirmuar deri tani aktorja e momentit Zendaya.
Do të jetë fantastike të shohësh Emma Stone dhe Willem Dafoe së bashku dhe në konkurrencë me Yorgos Lanthimos më 17 maj për përrallën me tre akte ”Kinds of Kindness”.
Një super cast që do të shohë edhe në festival Jesse Plemons (një karrierë që shkon nga ”Breaking Bad” në ”Civil War”) dhe Margaret Qualley.
Jacob Elordi, i urti i madh Richard Gere me Uma Thurman, gjithashtu më 17 maj, prezantojnë ”Oh, Canada” nga Paul Schrader.
Gjithashtu në fundjavën e mbushur me yje janë Selena Gomez me Zoe Saldana për ”Emilia Perez” nga Jacques Audiard dhe Noemie Merlant, aktore dhe regjisore për” Les femmes au balcon”, ndërsa Ben Wishaw do të jetë në tapetin e kuq për ”Limonov” nga Kirill Serebrennikov.
Chiara Mastroianni dhe Catherine Deneauve për ”Marcello Mio” më 21 maj, që është edhe dita e madhe e ”Parthenopa” nga Paolo Sorrentino, i vetmi film italian që konkurron për Palmën e Artë me një super kast nga Luisa Ranieri te Gary Oldman me protagonistin Celeste Dalla.
Do të ketë regjisorë yje si Oliver Stone (me dokumentin për brazilianin Lula), Coppola i lartpërmendur, George Miller (me kapitullin e ri të sagës ”Mad Max”, ”Furiosa” me mbretëreshën e shahut Taylor-Joy), por kush meriton më shumë se të gjithë është iraniani Mohammad Rasoulof, në konkurrencë në fund të festivalit dhe i sapodënuar nga regjimi i ajatollahëve me gjashtë vite burg dhe fshikullim./ATSH-ANSA/














