Jeta e fshatarëve shqiptarë në Rekën e Epërme pranë Dibrës, nga Bajazid Elmaz Doda

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 22:26

Jeta e fshatarëve shqiptarë në Rekën e Epërme pranë Dibrës, nga Bajazid Elmaz Doda

Bazazid Elmaz Doda është autori i dorëshkrimit Albanisches Bauerleben im oberen Rekatal bei Dibra (Makedonien), [Jeta e fshatarëve shqiptarë në Rekën e Epërme pranë Dibrës (Maqedoni)], të ruajtur në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë.

Dorëshkrimi u përfundua nga autori, atëbotë njëzetegjashtëvjeçar, në Vjenë, në prill të vitit 1914, por nuk u botua. Nga parafjala e autorit del se teksti ishte përkthyer në gjermanisht nga Nopça. Ngaqë teksti në gjermanisht ngjan shumë me shkrimet e tjera etnografike të Nopçës, mund të përfundohet se ky kishte ndikuar shumë në përpilimin e këtij studimi. Kjo bëhet edhe më e qartë në shumë plotësimet dhe shkrimet anësore të dorëshkrimit, ku njihet qartë kaligrafia e Nopçës. Dorëshkrimi origjinal në shqip, nëse një të tillë ka pasur, tani mund të merret si i zhdukur.

“Vendlindja ime, Reka e Epërme, në kohën e Turqisë, si pasojë e një politike shkurtpamëse dhe të prirur nga barbaria, është ndarë i tëri nga bota. Gjatë ndodhive të fundit ajo mbeti në sundimin serb, dhe brengos fakti që popullsia shqiptare e këtij rajoni, si pasojë e ndarjes nga bota, mund të zhbëhet tërësisht nga faqja e dheut. Më qëllim që ta luftoj këtë të keqe, t’u ndihmoj bashkëfshatarëve të mi që të ruajnë tërësinë e tyre dhe njëkohësisht që të lë një vepër për të qenë në Shqipëri, unë kam shkruar këtë studim mbi jetën e shqiptarëve në Rekën e Epërme. Ajo çka ka shkruar Spiridon Gopçeviq në librin e tij namkeq mbi Maqedoninë (Maqedonia dhe Serbia e Vjetër, 1889) rreth Rekës është tërësisht e pavërtetë dhe gënjeshtër tendencioze, gjë që është argumentuar nga unë dhe shtegtarë të tjerë”, thotë Doda në këtë libër.

* Këto paragrafe u shkëputen nga faqa e Robert Elsie./Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 22:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.