Sërish tubim para Bashkisë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Protesta e sotme është shoqëruar sërish me tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të heqin gardhin metalik të vendosur përpara Bashkisë, ndërsa godina është rrethuar nga efektivët e policisë. Gjatë përplasjes mes tyre janë hedhur edhe bomba molotovë, në drejtim të Bashkisë. Opozita dhe Aleanca për Mbrojtje janë në protestë për dosjen “5D”, ku zyrtarë dhe ish-drejtorë të Bashkisë u arrestuan me urdhër të prokurorisë së posaçme, SPAK. Opozita ka kërcënuar hapur sot SPAK-un se do ta rrethojë nëse nuk arreston kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në ditët në vazhdim pritet të ketë sërish protesta. Ndërkohë, në përfundim të protestës, opozita ftoi qytetarët që të jenë të pranishëm në tubimin e liderit opozitar, poshtë shtëpisë së tij, pra, ish kryeministrit Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpiak. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
14 Maj, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.