Paga njësoj në universitetet publike

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 19:26 Përditësuar

Paga njësoj në universitetet publike

Njëherësh po punohet përmes organizimit sindikal që të gjithë universitetet të jenë të barabartë lidhur me pagat, pa dallim

Shkelje të drejtave të punonjësve, mosinformimi i mjaftueshëm për të drejtat e tyre, ndryshimet e shpeshta të Ligjit të Punës. Këto janë vetëm një pjesë e problemeve të punëtorëve në vend, vlerësojnë ekspertët e kësaj fushe. Njëherësh po punohet përmes organizimit sindikal që të gjithë universitetet të jenë të barabartë lidhur me pagat, pa dallim.Në rrjedhë e sipër janë edhe aktivitetet që gjashtë universitetet publike në vend të formojnë një sindikatë të punonjësve të arsimit të lartë, me të cilin punonjësit në këto institucione të arsimit të lartë do të kenë koeficientë të caktuar, sipas kompleksitetit të pozicionit të punës dhe të mos ketë asnjë punonjës apo Universitet publik në vend që të diskriminohet.

“Ne nuk do të zmbrapsemi në atë se së pari të unifikojmë koeficientët për çdo vend pune. Një pastrues në Universitetin Kirili dhe Metodi dhe në universitetet e tjera duhet të ketë të njëjtën pagë, profesori me kohë të plotë të njëjtin koeficient, dhe nuk mund të na ndajnë në shtet, kur kemi të njëjtën shkallë kompleksiteti të punës, të njëjtën përgjegjësi, të njëjtën peshë apo punë dhe mendoj se këtë do ta arrijmë me një performancë të përbashkët në të gjashtë universitetet publike”, thekson profesori universitar, Andon Majhoshev.

Ai vlerëson edhe situatën me statusin ekonomik e social të punonjësve në shtet. Sipas Majhoshev, të drejtat e punës shkelen dhe nuk respektohen deri në fund në sektorin privat dhe atë për çdo ditë, por edhe në sektorin publik ku shteti shfaqet si punëdhënës, edhe pse, siç thotë ai, shumë më pak.

“Me fjalë tjera të drejtat nga marrëdhënia e punës nuk respektohen plotësisht dhe mendoj se këtu është e nevojshme që sindikatat të forcohen më shumë dhe të jenë më luftarake në drejtim të mbrojtjes së të drejtave nga marrëdhënia e punës”, thotë Majhoshev.

Profesori thekson se punëtorët në Maqedoni, pavarësisht nëse janë në sektorin real apo publik, nuk i njohin sa duhet të drejtat e tyre të punës, për faktin se shpeshherë ka ndryshime në Ligjin për marrëdhënie të punës. Edhe ne që ndjekim ligjet në mënyrë të përhershme ndonjëherë mbetemi të papërgatitur .Kemi një situatë në të cilën një ligj i caktuar ndryshohet dy herë në një muaj.Ne që ndjekim procese të tilla, po hasim probleme të caktuara, e të mos flasim për punonjësit në sektorin publik dhe privat, të cilët nuk e kanë atë mundësi dhe nuk e kanë detyrimin profesional për t’i ndjekur ato procese. Pra, nuk munden dhe është normale që nuk i njohin plotësisht të drejtat e tyre. Andaj për këtë është sindikata.

Lidhur me Ligjin e ri për marrëdhënie pune që kishte disa debate për palët e interesuara, pritet që ai të përshtatet ndaj kushteve të reja të biznesbërjes. Njëherësh nevojitet të rregullohet dhe të përcaktohen edhe përqindjet dhe kriteret se cili sindikata kanë të drejtë të përfaqësojnë punonjësit, konstaton Majhoshev. (koha.mk)

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 19:26 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.