“RENEA gati të vrasë ekzekutorin e policit”, Karamuço i tronditur: Jam pikëlluar, s’dua të paguaj taksat për burgun e tij, është kriminel

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 09:44

“RENEA gati të vrasë ekzekutorin e policit”, Karamuço i tronditur: Jam pikëlluar, s’dua të paguaj taksat për burgun e tij, është kriminel

Karamuço i ftuar në “Top Story” mbrëmjen e djeshme, është shprehur tepër i pikëlluar për vrasjen e policit 28-vjeçar në fshatin Baltëz të Fierit.

Sipas tij është një gjë shumë e rëndë të shohë një uniformë të shtrirë në tokë me gjak dhe se vrasësi i tij mund të ekzekutohet nga RENEA. Karamuço i prekur shprehet se nuk do donte të paguante taksat për burgun e tij i cili është një kriminel.

Karamuço: Nëse vazhdon të insistojë dhe nuk dorëzohet dhe mban armë në dorë, ai do vritet. Në manualet taktike që përdor RENEA kur vritet një polic, nuk ka negocim, nuk futen negociatorët. O dorëzohu siç ka përmendur ministri i Brendshëm edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë ose do të përballesh me fuqinë e armëve që ka në posedim policia e shtetit. Taktikat e RENEA-s është që gjatë natës e lënë të lodhet, është një luftë psikologjike rrethimi, derisa të dorëzohet. Nëse nuk dorëzohet do të veprojë jo forca e ligjit. Na ka pikëlluar shumë sot. Sidomos uniformë e shtrirë në tokë me gjak mua më ka pikëlluar jashtë mase shumë, si të gjithë shqiptarët. Unë jam një taksapagues që nuk dua të paguaj burgun e tyre, këta janë kriminelë.

Grida Duma: E kuptova qëndrimin tënd, ishte nga më të fortit e mbajtur në studiot televizive.

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 09:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.