Takimi me diasporën në Milano, Rama publikon vendin dhe orën e takimit

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 19:54

Takimi me diasporën në Milano, Rama publikon vendin dhe orën e takimit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar vendin dhe orën e takimit me shqiptarët e diasporës në Milano.

Përmes një posteri të publikuar në rrjetet sociale, Rama njofton se do të jetë në qytetin Italian në 26 maj, në orën 11:00.

Ky është takimi i dytë me diasporën i kreut të qeverisë, pas atij të 12 majit në Athinë, ku u prit nga mijëra shqiptarë.

Pas takimit, Rama publikoi iniciativën më të re të qeverisë shqiptare “Mësues për Greqinë”. Synohet që nëpërmjet këtyre mësuesve fëmijët e emigrantëve të kenë mundësi studimi të letërsisë dhe historisë së Shqipërisë.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë informon çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”. Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë. Ambasada iu bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit”, njoftoi ambasada shqiptare në Athinë.

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 19:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.