Akuzohet se ka falsifikuar botime të Kadaresë, caktohet masa e sigurisë për 60-vjeçaren në Tiranë

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 19:39

Akuzohet se ka falsifikuar botime të Kadaresë, caktohet masa e sigurisë për 60-vjeçaren në Tiranë

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për një 60-vjeçare të akuzuar për falsifikimin e botimeve të Ismail Kadaresë. Sipas hetimit të drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj, Mirela Bardhi, menaxhere e një librarie të njohur në Tiranë, ka konsumuar veprat penale të “shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale” dhe “fshehje e të ardhurave”.

Hetimi ndaj Bardhit ka nisur pas një kallëzimi të bërë më 9 prill nga Enxhi Hudhri, vajza e Bujar Hudhrit, drejtuesit të shtëpisë botuese “Onufri”, që publikon veprat e shkrimtarit Kadare.

Në kallëzim Hudhri ka pohuar se një librari në rrugën “Abdyl Frashëri” shiten kopje të paautorizuara të Kadaresë. Në këtë librari ajo ka blerë kopje të botimeve “Prill i thyer”, “Kronikë në gur” dhe “Kush e solli Doruntinën”, për të cilat ka marrë edhe kupon tatimor, por ka konstatuar se nuk ishin prodhime të shtëpisë botuese “Onufri”.

Dyshimi se libraria po shiste kopje të falsifikuara kallëzueses i ka lindur për shkak se nga 1 gushti 2023 deri në 1 janar 2024 nga kjo librari nuk ishte shitur asnjë kopje e veprave të Kadaresë.

Disa ditë më vonë, ajo ka blerë edhe kopje të “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Pallati i ëndrrave”, që po ashtu kanë qenë botime të paautorizuara dhe që ndryshonin nga origjinali. Këto kopje janë administruar si provë, ndërsa në vijim janë sekuestruar të gjitha kopjet e falsifikuara në librarinë përkatëse.

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.