Kurti mori pjesë në hapjen e edicioni i 8-të të PITF

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 20:31

Kurti mori pjesë në hapjen e edicioni i 8-të të PITF

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 8-të i PITF – Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”, në Teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB.

Kryeministri Kurti tha se Festivali PITF edhe këtë edicion vjen si pjesë e zhvillimit të gjerë të kapaciteteve artistike dhe teatrore në Kosovë.

“Puna juaj artistike, krahas shembujve të rrjetëzimit dhe modeleve të bashkëpunimit, e vulosë Kosovën si shtet kontribuues, e jo vetëm pjesëmarrës. Prania e larmishme në festivalin tuaj tregon që Republika jonë siç ka qenë edhe mbetet, mikpritëse për punët e mira dhe për miqtë tanë që besojnë thellësisht në vlerat sociale e kulturore të artit dhe në kulturën si shprehje të demokracisë e të shoqërisë”, tha kryeministri Kurti. nënë të ditur Qeveria.

Sipas njoftimit, duke folur për artin dhe politikën, ai tha se ato njëmendë janë dy gjëra të ndryshme, që duhet të jenë të pavarura, por nuk mund të jenë të ndara, dhe se këtë na e mëson e vërteton jo vetëm historia e periudhës së antikitetit, ku i gjejmë dyja, por e gjithë historia në secilën periudhë të saj.

Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka krijuar mekanizma të fuqishëm katalizues dhe fuqizues në aspektin infrastrukturorë, duke marrë përsipër mbrojtjen, rivitalizimin dhe renovimin e hapësirave teatrore në Kosovë.

Me këtë rast, ai përmendi realizimin me sukses të Ligjit të ri për Kulturë, i cili ka reformuar tërë legjislacionin në kulturë me standardet dhe punën kërkimore më të lartë në bashkëpunim dhe konsultim mbi dy vjeçar, me akterët vendorë e ata ndërkombëtarë. Siç tha ai, efektet e tyre do t’i shohim edhe në aspektin afatgjatë, ku për teatrot zvogëlohet burokracia, rriten mundësitë dhe hapen dyert e bashkëpunimit edhe më shumë.

Në fund të fjalës, kryeministri u zotua se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë pranë nismave artistike që e përfaqësojnë fuqinë shpirtërore të Kosovës, si kontribuuese e denjë dhe krijuese në Ballkan, Evropë e më gjerë.

Në kuadër të ceremonisë së mbrëmshme, kryeministri gjithashtu vizitoi edhe ekspozitën e fotografit Arton Humollit, me titull “AJO” (“HER”), me të cilën ka fituar disa çmime ndërkombëtare.

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 20:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.