Po merr formë qeveria Mickovski, ja si do të duket!

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 15:13

Po merr formë qeveria Mickovski, ja si do të duket!

Agjencia e lajmeve Flaka ka arritur deri tek emrat e kabinetit të ri qeveritar nga radhët e VMRO-DPMNE dhe digasteret që do të drejton koalicioni VLEN.

Në mesin e tyre ka kuadro të reja por nuk mungojnë as kuadro të vjetra të VMRO-DPMNE. Do të ketë ministri të reja dhe ndryshime tek organizimi i ministrive ekzistuese.

Edhe pse ende jo zyrtarisht, ministër i mbrojtjes do të jetë Timço Mucunski, ministër i punëve të jashtme Antonio Milloshovski,ndërsa ministër i punëve të brendshme Aleksandër Nikollovski. 

Nga burime të veta brenda partisë së Mickovskit, Flaka mëson që ministër i financave pritet të jetë Gordana Dimitrievska Koçovska, ministër i transportit dhe lidhjeve Vladi Misalovski dheministër i punës dhe politikës sociale Gjoko Velkovski.

Në minisrinë e re, atë të energjetikës dhe minierave pritet të emërohet Sanja Bozhinovska kurse ministër i drejtësisë emërohet Pançe Toshkovski.

Minisër i informatikës dhe shoqërisë informative pritet të emërohet Stefan Andonovski, kurse ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave pritet t’i prijë Ctefan Tripunovski.

MASH do të reduktohet në më tepër ministri. Minisër i Arsimit pritet të jetë Vesna Anevska kurdese ministër i sportit, Borko Ristovski.

Janë 12 ministri që pritet të drejtohen nga kuadro të VMRO-DPMME dhe koalicionit parazgjedhor.

Ndërkaq, janë tetë digastere qeveritare që pritet t’i takojnë koalicionit VLEN nëse bisedimet për qeverinë e re me VMRO-DPMNE përmbyllen me sukses.

Jo zyrtarisht, Flaka mëson që katër paritë e koaliconit VLEN do të ndajnë nga dy digastere.

Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie kes bashkësive dhe Ministrinë e Shëndetësisë pritet t’i drejton Alternariva e Afrim Gashit.

Flaka mëson që Lëvizja Besa do të drejton me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhiti pritet të drejton me ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikim hapsinor dhe zv.kryeministrin e parë.

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit pritet të drejton një ministri paresor dhe zv.kryeministrin për euro-integrime. 

Koalicionit VLEN pritet t’i takojnë edhe kryeparlamentari, shtatë zvministra, pesë sekeretarë shtetërorë dhe 400 drejtori, ndërkohë që pritet të nominohon edhe kuadrot që do të drejtojnë me këto digastere qeveritare. FlakaMedia

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 15:13