“Korriku do ju gjejë me paga 900 euro”, Rama flet edhe për pensionet: Duhet shumë kujdes, por do të hedhim një hap për t’i rritur

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 19:38

“Korriku do ju gjejë me paga 900 euro”, Rama flet edhe për pensionet: Duhet shumë kujdes, por do të hedhim një hap për t’i rritur

Kreu i ekzekutivit ishte sot i pranishëm në prezantimin e planit për motivimit për administratën publike, teksa u shpreh se muaji qershor do të jetë muaji i fundit me pagën aktuale, dhe prej korrikut administrata do të marrë pagat e reja. Paga mesatare nga korriku do të jetë 900 euro, sipas Ramës.

Rama tha se duhet të rriten edhe pensionet pasi një pjesë e madhe e pensionistëve marrin nën 150 euro në muaj, duke shtuar se është një hap që do shumë kujdes, por se qeveria do ta ndërmarrë.

“Paga mesatare 900 euro. Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që keni, dhe paga e radhës do jetë ajo e rritur dhe është shumë e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin, rreth 400 mln në total për burimet njerëzore.

Është një rritje domethënëse për një periudhë, dhe sigurisht na duhet të shikojmë pak më shumë si të bëjmë dhe pjesën më të vështirë, që është pensionet e ulëta…

Të rrisim mbështetjen për pensionistët, sepse marrin nën 150 euro një numër i konsiderueshëm. E kam thënë dhe na e thonë dhe ekspertët te pensionet bëni kujdes sepse është një peshë shumë e rëndë. Do hedhim një hap edhe në atë drejtim”, u shpreh Rama.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 19:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.