Rithemelimi paralajmëron bojkotin e komisionit “Xhafaj”, Bardhi: Për çfarë të marrim pjesë kur s’dimë ende objektin?!

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 19:40

Rithemelimi paralajmëron bojkotin e komisionit “Xhafaj”, Bardhi: Për çfarë të marrim pjesë kur s’dimë ende objektin?!

Rithemelimi ka paralajmëruar bojkotin e komisionit “Xhafaj”, që pritet të votohet nesër në Kuvend.

Ndërsa e konsideron propagandë të maxhorancës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se ata ende nuk dinë objektin e komisionit që pritet të ngrihet.

Sipas tij, votimi i komisionit u fut në rend dite pa asnjë konsultim me opozitën dhe u bë fakt i kryer nga maxhoranca.

Bardhi: Duan ta përdorin për propagandë. Ne nuk bëhemi pjesë e propagandës së Edi Ramës që tallet me këtë çështjen nuk bëhemi. Ne jemi seriozë në luftën kundër korrupsionit dhe do ta bëjmë këtë. Rama bën propagandë, le të vazhdojë, ne do ta përballemi me fakte. Ne do të jemi të vërtetë dhe realë në luftën kundër korrupsionit që është interesi më i madh i qytetarëvePër çfarë të marrim pjesë? Si mund të vendos unë pjesëmarrjen kur nuk di objektin, nuk e kam personale, nuk do duhet të më bënit pyetje me çfarë Edi Rama bën propagandë. Jemi ftuar për një gjë që nuk e dimë çfarë përmban, është futur në rend të ditës ne e kuptojmë që nuk kanë vullnet, pro duan ta përdorin për propagandë, nuk ka pasur asnjë konsultim, e kanë bërë fakt të kryer ndaj.

Ta tërheqin, të bëjnë çfarë të duan sa kohë e kanë nisur në këtë formë si propagandë dite, si gënjeshtër për t’i hedhur hi sy qytetarëve le të vazhdojnë, ne kemi rrugën tonë, luftë reale ndaj korrupsionit, propozime konkrete për mirëqeverisjen dhe respektimin e shtetit ligjor, por i korruptuari nuk mund të zotohet se do luftojë korrupsionin. Rama ka patur 11 vite në dispozicion për të luftuar korrupsionin, për të garantuar qeverisjen në dobi të qytetarëve dhe jo në dobi të Arben Ndokës. E më thua hajde ulemi me të ngjashmit e Arben Ndokës. Arben Ndoka po të ishte në Kuvend mund të ishte anëtar i këtij komisioni dhe unë mund të kisha përballë një person që ditën diskuton me mua për luftën ndaj korrupsionit dhe në darkë porosiste vrasje. Këtu e ka çuar Parlamentin dhe qeverisjen Edi Rama.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.