Komisioni i posaçëm Antikorrupsion, Basha: Manovër e pastër elektorale

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 19:52

Komisioni i posaçëm Antikorrupsion, Basha: Manovër e pastër elektorale

Një manovër të pastër elektorale e cilëson opozita nismën e socialistëve për ngritjen e një Komisioni të posaçëm Antikorrupsion. Kryedemokrati Lulzim Basha tha se bllokimi i disa iniciativave të PD-së, si vetingu i politikanëve apo amendamentet për SPAK-un, janë sinjale se mazhoranca nuk e do luftën kundër korrupsionit. Në mungesë të kryeministrit Rama, replikat në distancë i shkëmbeu me ministren, Elisa Spiropali.

“Refuzimi juaj për të sjell në këtë Parlament ligjin për vetingun e politikanëve, refuzimi juaj për të sjellë në këtë Parlament projektvendimin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve, janë shprehje më të qarta të mungesës suaj totale të vullnetit për luftë kundër korrupsionit, të faktit edhe komiteti apo komisioni që doni të krijoni nuk është gjë tjetër veçse një gjethe fiku për 10 muajt që i kanë mbetur një mazhorance 11 vite të zhytur kokë e këmbë në korrupsion.”, – deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Por, përveç retorikës, sipas Spiropalit, asnjë akt politik i Lulzim Bashës, deri më tani nuk ka treguar mbështetje ndaj drejtësisë.

“Parafolësi përmendi këtu, komisioni që do të votojmë sot, që ne kërkojmë dhe do ta bëjmë një komision jo vetëm me analiza politike, por do të prodhojë një plan kombëtar dhe për mirëqeverisje dhe sundimin e ligjit. Ju thoni me fjalë se mbështesni reformën në drejtësi dhe kur ishit në krye të asaj partie braktisët zgjedhjet dhe Kuvendin për të mos votuar ligjet e reformës. Ju thoni veting politikanësh, por keni dëshmuar kur ishit mbi kalë, keni shpëtuar me procedurë nga hetimi dhe gjykimi. Së fundmi vetingu në politikë po bëhet nga SPAK-u. SPAK-u heton politikanët, e kemi lënë të lirë dhe i kemi çliruar duart, për të hequr dhe imunitetet kur duhet.”, – theksoi ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Sipiropali.

Më herët, pas një mbledhje të gjatë në selinë blu, rithemelimi e cilësoi propagandë ngritjen e komisionit antikorrupsion, duke vendosur që mos ta mbështesin me votë nismën e socialistëve.

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 19:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.