Filozofia dhe qeifi

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 17:00 Përditësuar

Filozofia dhe qeifi

Logos-A në panairin e librit “Prishtina 2024”lançon veprën Filozofi për qejf të autorit turk Ömer Sevinçgülnë katër vëllime, të shqipëruar nga profesori dhe përkthyesi Ali Pajaziti, vepër kjo që e pasuron literaturën shqiptare me një tekst të rëndësishëm për kulturën filozofike shqiptared. Siç shprehet autori i parathënies Edison Çeraj, këta katër tituj përbëjnë edhe një histori të shkurtër të filozofisë, e përvijuar si rrëfim, në mënyrë që lexuesi të mos e ketë të vështirë të nuhasë apo të përthithë esencën e ideve të njohura filozofike.

Të gjitha dilemat e mëdha filozofike platiten si fije bari përpara ngazëllimit të një fëmije kur gjen lodrën e humbur.Në këtë kuptim qejfi apo loja bartin një rëndësi të madhe për ne, sepse ka një lloj rikthimi aty, një lloj ritakimi me veten e dikurshme, para se t’i futeshim andrallave të përshtatjes, ku një pjesë syresh janë të pashmangshme.

Analiza që zhvillon autori i ngjan një site e cila ndan miellin nga krundet, duke bërë kështu dallimin midis atyre ideve që kanë mbetur në muzeun e mendimit dhe atyre që vazhdojnë të “përdoren” dhe ta ndihmojnë njeriun drejt njohjes dhe përmbushjes jo vetëm intelektuale. Krejt këtë autori e ndërton përmes dialogëve me mysafirët e tij në dhomën e magjepsur, si dhe përmes filozofëve dora vetë që rikthehen si personazhe për të dhënë shpjegime më të sinqerta e më të hapura për idetë me të cilat kanë “ngatërruar” dynjanë. 

Këta katër tituj përbëjnë edhe një histori të shkurtër të filozofisë, e përvijuar si rrëfim, në mënyrë që lexuesi të mos e ketë të vështirë të nuhasë apo të përthithë esencën e ideve të njohura filozofike.

Është një udhëtim që ia vlen, prej të cilit me siguri që do të dalim më të pasur, sepse do të kemi mundësi, ndër të tjera, edhe t’i jepemi aventurës së krahasimeve.

Përballë ideve të filozofëve autori vendos si pasqyrë Zbulesën hyjnore, ose trashëgiminë profetike, për të kuptuar kështu se sa të qenësishme janë këto ide për ne, për të bërë dallimin midis asaj që ka rrënjë dhe asaj që duket sikur ka.

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 17:00 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.