Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë ardhur në rritje vit pas viti, kjo jo vetëm si pasojë e rritjes se kërkesës në treg, por edhe lehtësimit të një sërë procedurash doganore që erdhën pas marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive.
Eksportet e mallrave nga Shqipëria drejt Kosovës zënë edhe volumin më të madh tregtar mes dy vendeve ose e shprehur në shifra, në tre mujorin e parë të këtij viti, eksportet janë rreth 30 mijë ton më shumë se tre mujori i parë i vitit të kaluar.
Importet janë rritur me 7 mijë tonë tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, njofton Televizioni publik shqiptar.
Ajo çfarë bën diferencën në shkëmbimet tregtarë është sasia e lartë e mallrave që eksportohen nga Shqipëria drejt Kosovës, krahasuar me sasinë e mallrave të importuar nga Kosova drejt Shqipërisë, diferencë që shkon gati katër- fishin më shumë eksport se sa import.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
3 Qershor, 2024 21:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.