Del në dritë “Bassania”, ekspedita shqiptaro-polake zbulon qytetin ilir

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 20:24

Del në dritë “Bassania”, ekspedita shqiptaro-polake zbulon qytetin ilir

Brenda këtij viti, rrënojat e një qyteti të humbur që kanë dalë në dritë nga gërmimet arkeologjike të një ekspedite shqiptaro-polake në Bushat të bashkisë së Vaut të Dejës, pritet të shpallen  zonë e mbrojtur arkeologjike A dhe B.

Gjurmët zbresin deri në shekullin e gjashtë para erës sonë, por qyteti e ka arritur lulëzimin në shekujt 3 dhe 2. Ekspedita po kryen gërmime në qytetin e mesëm dhe të sipërm. Ato kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm të urbanistikës që shtrihet në një sipërfaqe prej 20 hektarësh.

“Të them të drejtën Shqipëria, është një nga vendet me interesante që kam vizituar gjatë karrierës time si arkeolog. Këtu kemi të bëjmë me një qytet antik ilir, nga shekulli i 4 përpara lindjes se Krishtit. Është një qytet shumë i madh në hapësirë dhe në jemi në ekspeditën e 5-të, prandaj parashikoj se gërmimet do të kërkojnë shumë kohë për të dalë në një përfundim.”

Hipotetikisht mund të bëhet fjalë për Bassanian, e datuar në fund të shekullit të katërt dhe të tretë para erës sonë nga Ardianët. Qyteti përmendet në luftërat iliro-romake të mbretit Gent dhe mendohet se mund të jetë braktisur menjëherë pas pushtimit.

Pjesa e kodrës ku sot kryhen gërmimet ka qenë lëndinë që dikur përdorej nga reparti ushtarak i Melgushës si poligon qitjeje. Kjo ka bërë që qyteti i vjetër të ketë dëmtime në disa pjesë thonë arkeologët. Aktualisht është zbuluar porta kryesore dhe muret fortifikuese me trashësi deri në 3 metra të trashë./vizionplus.tv

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 20:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.