Marrëveshje Shqipëri – Bosnjë-Hercegovinë për Arkivat, Bido: Urë lidhëse për shkëmbime dokumentesh
Në prag të 75-vjetorit të themelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, drejtuesi i saj Ardit Bido ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Arkivin e Bosnje-Hercegovinës
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Arkivin e Bosnje – Hercegovinës, duke lidhur ura lidhëse për të shkëmbyer përvoja dhe dokumentet me interes të përbashkët.
Drejtori Arkivave, Ardit Bido vuri theksin për zhvillimin e arkivave në historikun e përbashkët që lidh këto dy vende, në mënyrë që të arrijnë standardet ndërkombëtare.
Ndërkaq, homologia Mrda shprehu në fjalën e saj se kjo nuk është vetëm një marrëveshje por një fillim bashkëpunimi, jo vetëm mes dy arkivave, por edhe mes dy vendeve.
Nga ky bashkëpunim theksi u vu edhe tek angazhimi që palët nënshkruese morën për bashkëpunimin dhe zhvillimin e historikut të këtyre vendeve, si hapjen e një ekspozite, konferenca dhe koleksione me botime të përbashkëta.
Në kuadrin e aktiviteteve që po mbahen me rastin e 75-vjetorit të themelimit të saj, departamenti i Arkivave nënshkroi edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Shërbimin Arkivor të Ukrainës, duke siguruar shkëmbimin e dokumentacionit gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare.














