Miss Shqipëria 2024, zgjidhet sot më e bukura shqiptare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 22:23

Miss Shqipëria 2024, zgjidhet sot më e bukura shqiptare

Një mbrëmje madhështore do të jetë kjo e kësaj të enjte, teksa në kalanë e Peqinit do të kurorëzohet sot më e bukura e Shqipërisë. Janë 25 konkurrente bukuroshe, por vetëm njëra prej tyre do të rrëmbejë kurorës e artë cila do t’i dorëzohet nga mbretëresha aktuale, Sonja Sallaku në një spektakël maratonë.

Nën moderimin e, Drita Zirit e cila “rrëmbeu” kurorën e Mis Earth 2023 dhe Ermal Peçit, spektakli i kësaj mbrëmje do të jetë i mbushur plot me surpriza.

Anëtarët e jurisë që kanë detyrën e vështirë për të përzgjedhur më të bukurën janë: Artenisa Ozaj, Moderatore; Argjend Gjigja- Këngëtar dhe model internacional; Arbnora Ademaj, aktore; Bukurosh Macci, kryetar i Bashkisë së Peqinit; Marçela Lati- Sipërmarrëse; Sonja Sallaku, Miss Shqipëria 2023; Jasmin Selberg-Miss International 2022; Arbër Çepani, sipërmarrë; Lorinda Kolgeci, Miss Globe 2020; profesoreshë Jorida Rustemi, përfaqësuese e universitetit “Barleti”; Pirro Beati- Fotograf; Marina Liço, fashion designer;  

Artistë të njohur të skenës si Xhesika Polo, David Dreshaj, NRG Band, Altin Goci, Argjend Gjigja do të ngjiten për të performuar në skenë.

Finalja e madhe transmetohet drejtpërsëdrejti në RTSH 1.

/rtsh.al/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 22:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.