Semimaturantët në dilemë se ku do të vazhdojnë arsimin e mesëm

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Qershor, 2024 15:37

Semimaturantët në dilemë se ku do të vazhdojnë arsimin e mesëm

Semimaturantët vazhdojnë të kenë shumë mëdyshje se ku do të vazhdojnë arsimin e mesëm. Nga ana tjetër shkollat profesionale bëjnë çdo përpjekje për të tërhequr numër më të madh të nxënësve në drejtimet me profile nga më të ndryshmet. Nga shkolla profesionale “8 Shtatori” thanë për Alsat se pavarësisht drejtimeve atraktive mbeten shumë faktorë që ndikojnë se ku të regjistrohen nxënësit.

“Ne presim që të ketë interesim, të vijnë nxënësit sepse mendoj që janë drejtime atraktive. Këto vitet e fundit është bë iniciativë nga ministria dhe ju mediat për t’u vetëdisu dhe për të parë rolin dhe rëndësinë e drejtimeve profesionale dhe ka lëviz pozitivisht por mendoj se Akoma duhet punë dhe të vetëdijesohen njerëzit që kur të bëhet të bëhet për atë që ju intereson dhe mos të ndikojnë faktorët tjerë. Shumica prej faktorëve janë afërsia e shkollës me shtëpinë, shoqëria”, tha Arben Idrizi, profesor.

Përveç drejtimit të makinerisë, semimaturantët mund të konkurrojnë edhe për drejtimet elektroteknike, komunikacion, gjeologji, minierë dhe metalurgjie.

“Jemi drejtimi i vetëm në Shkup në fushën e elektroteknikës dhe që i mbulojmë këto dy profile, informatikë dhe elektronikë edhe telekomunikacion. Ata që kanë dëshirë ta zhvillojnë këtë profesion këtu e kanë të vetmen mundësi. Është drejtimi i veçantë që ua hap dyert në të gjitha drejtimet e tjera në fushën inxhinierike pavarësisht se cili do të jetë vendimi i tyre në shkallën e studimeve”, theksoi Uran Tuda, profesor.

Nxënësit që tashmë ndjekin mësimet në shkollën profesionale “8 Shtatori” thonë se njohuritë e fituara nga arsimi profesional mundësojnë punësim më të lehtë dhe bazë të mirëfilltë për studimet e mëtejme.

“Kisha apeluar gjithë semimaturantëtt që të zgjedhin shkollat profesionale sepse edhe lëndët tepër interesante dhe mundësitë e punësimit janë të mëdha. Sidomos, kemi edhe praktikë, shkojmë në kompani të ndryshme dhe njihemi me njerëz të ndryshëm”, tha një nxënës.

“Unë për vete kam dashur gjimnazin por nuk jam penduar që kam ardhur në këtë profesion. Me të vërtet është një profesion që na I hap dyert për shumë punësime. Për në fakultet kemi njohuri bazike nëse dëshirojmë të vazhdojmë për elektroteknikë dhe elektronikë”, shtoi një tjetër nxënës.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Qershor, 2024 15:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.