Vjen i nxehti afrikan në Maqedoni, temperatura do të jetë deri 41 gradë
Maksimumin e vet ky valë e nxehtë që po vjen nga zonat veriore të Afrikës në Maqedoni do ta arrijë të martën dhe të mërkurën (11 dhe 12.6.2024). Atëherë temperaturat maksimale ditore të ajrit kudo nëpër Maqedoni do të tejkalojnë 30 gradë, në shumicën e vendeve ato do të ngriten deri në rreth 35 gradë, ndërsa në zonat më të ngrohta qendrore dhe juglindore ato lokalisht do të arrijnë deri në 40-41 gradë.
Indeksi UV këto dy ditë do të ketë vlerë shumë të lartë, deri në ekstremisht të lartë dhe do të jetë diku ndërmjet 8 dhe 9. Pikërisht për këtë arsye këshillojmë qytetarët të pinë më shumë lëngje dhe, sigurisht, të mos dalin pa nevojë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.