Dea Taipi nga Shkupi interpretuesja më e mirë e festivalit të 62 të këngës për fëmijë në Shkodër

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 12 Qershor, 2024 22:53 Përditësuar

Dea Taipi nga Shkupi interpretuesja më e mirë e festivalit të 62 të këngës për fëmijë në Shkodër

Në Shkodër të Shqipëri u mbajtë festivali i 62 i këngës për fëmijë të grupmoshave të ndryshëm. Në një numër të madh konkurentësh nga Shqipëria, Mali i Zi, për herë të parë përfaqësoheshin edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut nga Dea Taipi nga Shkupi.

Veç talentit që u spikat nga shumë kompozitor të ndryshëm dhe një numër i madh artistësh të njohur nga Shqipëria, Dea arriti te fitojë çmimin “Interpretuesja më e mirë” të moshës 6-9 vjeçe.

Dea në këtë festival u paraqit me këngën e titulluar” Letër një nëne” me kompozitor Adem Ymerin.

Karakteristikë e këtij festivali është që të gjithë fëmijët pjesëmarrës këndojnë live dhe kjo e bënë pjesëmarrjen akoma më të vështir dhe më dinjitoze.

Dea veç asaj që është fituese e çmimit të parë për interpretim pati fatin të takoj disa nga artistët e mëdhej në emër si diva Aurela Gaçe, Orinda Huta dhe shumë të tjerë. (PRESSonline.al)

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 12 Qershor, 2024 22:53 Përditësuar