Lionel Messi vendos rekord të ri në “Copa America”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Qershor, 2024 13:30

Lionel Messi vendos rekord të ri në “Copa America”

Lionel Messi e pranoi rreth një javë më parë se do të ndihej i lumtur nëse arrin ta bëjë historinë në “Kopa Amerika” dhe duhet të njihet nga të gjithë. Messi nuk shkon pas rekordeve, ato e ndjekin atë. Ai ka bërë histori në aspektin individual dhe atë kolektiv në këtë garë. Ai e nisi nga minuta e parë në ndeshjen hapëse ndaj Kanadës dhe me këtë ai u bë lojtari me më së shumti paraqitje në këtë garë, e cila ka ekzistuar që 108 vite.

Me këtë ndeshje ai numëron 35 paraqitje në Kopa Amerika, duke tejkaluar portierin kilian Serhio Livingston, i cili e mbante rekordin me 34 ndeshje që nga viti 1953. Messi mund të vendosë më shumë rekorde në aspektin individual dhe ekipor

Ani pse është e komplikuar, Messi gjithashtu mund të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare. Momentalisht ai ka 13 gola të shënuar në gjashtë edicione që ka marrë pjesë. Golashënuesit më të mirë në Kopa Amerika kanë 17 gola dhe Messi padyshim mund ta arrijë këtë shifër. Ai do synojë që ta barazojë rekordin e Tuço Mendez i cili ka luajtur në vitin 1940 dhe brazilianit Zizinjo, aktiv mes viteve 1940 dhe 1950. Është e vështirë, por jo e pamundur.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Qershor, 2024 13:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.