Spanja e para në Grupin B, Shqipëria ka vetëm një ose dy opsione

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Qershor, 2024 13:35

Spanja e para në Grupin B, Shqipëria ka vetëm një ose dy opsione

Me humbjen e Italisë ndaj Spanjës, situata në Grupin B të Euro 2024 është optimale për iberikët, me 6 pikë pas dy ndeshjeve, pra të kualifikuar si të parët (kanë epërsinë e përballjes së drejtpërdrejtë me Italinë).

Italia, e cila avantazhohet ndaj Shqipërisë nga rezultati i ndeshjes mes tyre), mjafton të mos humbasë me Kroacinë për të siguruar vendin e dytë. Nëse Italia humbet me Kroacinë, mund të ketë shans si vend i tretë, sigurisht nëse Shqipëria nuk fiton me Spanjën.

Kroacia do të kualifikohet si e dyta nëse fiton me Italianë dhe Shqipëria nuk fiton me Spanjën. Nëse kuqezinjtë bëjnë mrekullinë e mposhtin iberikët e po ashtu Kroacia fiton me Italinë, kuqezinjtë do të ishin të dytët e kroatët të tretët me nga katër pikë. Në një situatë të tillë hipotetike, edhe kroatët do të avanconin mes vendeve të treta më të mira.

Sa i përket Shqipërisë, vetëm fitorja me Spanjën e kualifikon në raundin tjetër si e dyta ose si një mes vendeve të treta më të mira. Me barazimin, pra me vetëm dy pikë, vetëm një kombinim, që është në kufijtë e së pamundurës mund të bëjë që kuqezinjtë të luajnë në raundin tjetër.

Kriteret e renditjes së skuadrave të treta

1) Numri më i madh i pikëve të fituara në fazën e grupeve.

2) Diferenca më e mirë e golave në fazën e grupeve.

3) Numri më i madh i golave të shënuar në fazën e grupeve.

4) Numri më i madh i fitoreve në fazën e grupeve.

5) Sjellja më e mirë e fair-play-it në ndeshjet e grupit (çdo karton i verdhë: një pikë; çdo përjashtim për karton të verdhë të dyfishtë ose përjashtim direkt: tri pikë).

6) Pozicioni më i mirë në renditjen e përgjithshme të kualifikueseve evropiane (ose short nëse përfshihet Gjermania).

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Qershor, 2024 13:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.