Adrola Dushi: Jam e dashuruar me djalin më të bukur shqiptar
Botuar nga Drin Zenku
24 Qershor, 2024 14:54
Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë.
Ajo ka qenë e ftuar në “S’e luan topi”, ku ka folur për karrierën dhe jetën private. Edhe pse nuk ia ka zbuluar emrin, Adrola tha se është e dashuruar me “djalin më të bukur shqiptar”.
“Uroj që askënd mos lashtë zoti pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e llastuar nga zoti. Unë si vajzë kam dëshirë ta bërtas lumturinë time. Jam e dashuruar”, u shpreh ajo.
Bukuroshja nga Rrësheni theksoi: “Por në këto vite që po kalojnë i rri larg ulërimave sepse kam frikë. Më duket se çdo gjë e bukur nuk jeton gjatë nëse bëhet e madhe. Jam e lumtur dhe e dashuruar”.
Thuhet prej kohësh se djali që ia ka rrëmbyer zemrën është artisti i njohur, Capital T.
Në sfond iu lëshua një këngë e reperit, ndonëse Dushi nuk e konfirmoi plotësisht.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.