Si të ruani majdanozin dhe selinon për një kohë të gjatë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Qershor, 2024 15:00

Si të ruani majdanozin dhe selinon për një kohë të gjatë

Barishtet janë të mbushura me vlera dhe shije, por vyshken shpejt dhe nuk mund t’i shijoni të freskëta. Në artikullin e sotëm ne do t’ju tregojmë se si të evitoni tharjen dhe vyshkjen e selinosë dhe majdanozit.

Çfarë duhet të dini?

Majdanozi është një bimë me origjinë nga Mesdheu që është përdorur ndër vite për të trajtuar shqetësime të ndryshme shëndetësore si presioni i lartë i gjakut, alergjitë dhe sëmundjet inflamatore.

Sot, përdoret gjerësisht si një barishte e freskët e kuzhinës ose erëz e thatë falë aromës dhe shijes që kombinohet mirë me shumë receta.

Etiketuar shpesh si një nga bimët më të fuqishme që luftojnë sëmundjet, majdanozi ofron vlera të mëdha ushqyese dhe ofron shumë përfitime të mundshme shëndetësore.

Majdanozi është një barishte me pak kalori dhe shumë me lëndë ushqyese. Është veçanërisht i pasur me vitamina K, A dhe C.

Përmban shumë antioksidantë të fuqishëm, të cilët mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave dhe të ulin rrezikun e sëmundjeve të caktuara.

Vlera të ngjashme ka edhe selinoja pasi përmban vitaminë C, A dhe K, plus shumë minerale të dobishme si magnezi, hekuri dhe natriumi, që janë të nevojshme për funksionet thelbësore të trupit.

Është gjithashtu një burim i mrekullueshëm fitonutrientësh, të cilët kanë treguar se reduktojnë rastet e inflamacionit në traktin tretës, qelizat, enët e gjakut dhe organe.

Shpesh mendojmë se vendosja e bimëve aromatike si majdanozi në frigorifer është e mjaftueshme për t’i mbajtur ato të freskëta për një kohë të gjatë.

Por në të vërtetë nuk është kështu, më poshtë AgroWeb.org ju njeh me rastin konkret se si të ruani majdanozin dhe të njëjtën metodë ta aplikoni edhe për selinon.

Kështu këto produkte jo vetëm që do të jetojnë për më gjatë por do të ruajnë më së miri edhe vlerat e tyre ushqyese.

Metoda e ruajtjes

Fillimisht duhet ta lani mirë dhe ta thani majdanozin me një leckë të pastër.

Më pas, në një enë hermetike shtroni disa letra kuzhine dhe vendosni aty majdanozin. Mbylleni enën dhe ruajeni në frigorifer.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Qershor, 2024 15:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.