Kush e solli?… “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vjen në Tiranë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 20:44

Kush e solli?… “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vjen në Tiranë

Nga Esmeralda Selita

Spektakli marramendës me titullin kurorë “Nënë Tereza shqiptarja e gjithë botës”, këtë vit do të ulet në Tiranë.

Për pak ditë.  Afaristët shqiptarë më të zëshëm anembanë botës po mblidhen në Tiranë.

Sokol Guga është moderatoi i spektaklit që do ta realizojë këtë magji; njësoj si në legjendën ‘Kush e solli Doruntibëb:.

E kemi ndjekur në rrjetet sociale të publikojë skenografinë e edicionit të 3-t të spektaklit madhështor “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” i cili këtë vit do të jetë kryeqyteti shqiptarë, Tirana, e cila do të mirëpres 12 shqiptarë të suksesshëm ne vende të ndryshme në botës.

Realizimi i spektaklit do të jetë Tetari Kombëtar i Operës dhe Baletit ku do të mirëpresë artistë e biznesmenë të cilët e kanë lartësuar emrin e vendit nga vijnë, Shqipëri.

Padiskutim që do të jenë po ata bashkëpunëtor besnik që e kanë shoqëruar Gugën edhe në produksione të tjera si skenografi i mirënjohur Bledar Gërcaliu, drejtori i fotografise Olsi Tufa, mjeshtri i audios Andri Gjini, grafisti i talentuar Taulant Hyso, kryeredaktoria Fabjola Kuburi, drejtori i prodhimit Leko Gjermani, orkestruesi i talentuar Jusiald Xhani, kryekoordinatori Enea Trimi e deri tek regjisori Armelin Llanaj.

Sokol Guga shprehet se ky edicion do të jetë shumë i kushtueshëm financiarisht pasi per secilin personalitet do te ngrihet një grup xhirimi për ti xhiruar në vendet ku ata jetojnë.

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” do të ketë edhe artistë të ftuar special të cilët do ti bashkohen këtij organizimi madhështor nga balerinë, tenor, soprano, aktor, të cilët do të shoqërohem nga orkestra filarmonike.

Një mbrëmje madhështore pritet të vijë së shpejti në ekranin e televizionit kombëtar Klan Plus. Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” do të drejtohet nga producenti Sokol Guga e modelja e gazetaria Matilda Mcini.

Orkestra do të drejtohet nga maestro, dirigjenti Zhani Ciko si dhe artistët baritoni Armando Likaj, mexosoparno Ivana Hoxha, trupa e baletit e drejtuar nga koreografia Blerina Arbana e plot surpriza të tjera qe publiku do te ketë kënaqësinë ti shoh në datë 5 Shtator, ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 20:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.