Adem Karaga ka dhënë dorëheqje nga posti – drejtor i Teatrit Shqiptar Shkup

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 22:36

Adem Karaga ka dhënë dorëheqje nga posti – drejtor i Teatrit Shqiptar Shkup

Aktori Adem Karaga nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka njoftuar se është dorëhequr nga posti i drejtorit të Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Nuk zbulon arsyet se pse jep dorëheqje, por bëri të ditur se beson se ia ka arritur qëllimit për të cilin e ka marrë këtë post – të jetë strofull frymëzimi, lirie, krijimtarie dhe guximi.

Më tej bëri të ditur se m këtë vendim “nuk është duke i ndarë rrugët, sepse teatri do të vazhdojë të jetë shtëpia e tij amë”.

Andaj, përfundoi duke thënë se me këtë njoftim dëshiron të thotë mirëupafshim, dhe jo lamtumirë.

Njoftimi i plotë:

I dashur publik i Teatrit Shqiptar Shkup,

të dashur/a kolegë dhe kolege, bashkëpuntorë/e, dhe dashamirë/e të këtij tempulli tonit,

Ju njoftoj se para tetë ditësh kam dorëzuar dorëheqjen time nga pozita e drejtorit të këtij institucitucioni të shenjtë për mua.

Jam përpjekur me gjithë qenien, dashurinë dhe përkushtimin tim të krijoj kushte dinjitoze dhe atmosferë pune, që kjo hapësirë e jona, të jetë strofull e sigurt frymëzimi, lirie, krijimtarie dhe guximi artistik që sjell para publikut repertor cilësor, i cili shkon përtej të qenit vetëm pasqyrë dhe ballafaqim, po shërben si nxitje, si shtysë për reflektim dhe veprim. Besoj se, bashkë, ja dolëm të krijojmë një gjë të tillë.

Juve bashkëpuntorëve, ju përkulem dhe ju falem’nderit për mbështetjen e pakursyer dhe bashkëpunimin gjatë gjithë këtyre viteve. Kemi rrugëtuar së bashku dhe jemi rritur në aspekt profesional, artistik dhe njerzor.

Mirënjohje pafund! Jam krenar për gjërat e mëdha që i’a dolëm të bëjmë, edhe përskaj vështirësive.

Nuk jemi duke i ndarë rrugët. Teatri vazhdon të jetë shtëpia ime amë. Thjeshtë do ec dhe kontribuoj përmes shtigjeve tjera, në skenë, në rolin e aktorit.

Andaj, jo lamtumirë, po mirupafshim.

Ishte nder, përgjegjësi dhe kënaqësi e jashtzakonshme të udhëheq me Teatrin Shqiptar në Shkup.

# rrnoft teatri

I juaji,

Adem Karaga

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 22:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.