Chelsea po kërkon me çdo kusht transferimin e një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të verës.
Victor Osimhen ishte objektivi i londinezëve, por duke marrë parasysh kërkesat enorme të Napolit, Chelsea ka hequr dorë nga nigeriani.
Londinezët tani në krye të listës së dëshirave e kanë sulmuesin suedez Alexander Isak dhe për këtë janë të gatshëm të paguajnë shumë.
Në fakt Newcastle United po kërkon 135 milionë euro dhe Chelsea po dëshiron që të përfshijë tre futbollistë plus para për suedezin.
Chelsea është gati ta ofroj sulmuesin shqiptar Armando Broja te Newcastle United, por jo vetëm kaq.
Përveç shqiptarit londinezët janë gati t’i dërgojnë në St James Park edhe dy anglezët Conor Gallagher dhe Trevoh Chalobah.
Përpos tre futbollistëve që vlerësohen rreth 100 milionë, Chelsea mund të ofrojë edhe 30 milionë euro të tjera për të arritur te Isak.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
1 Korrik, 2024 09:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.