Kylian Mbappe: Të luash futboll me maskë është absolutisht e tmerrshme

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2024 09:29

Kylian Mbappe: Të luash futboll me maskë është absolutisht e tmerrshme

Kylian Mbappe i Real Madridit foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Francës kundër Belgjikës, e vlefshme për 1/8 finale të “Euro 2024”. Ylli francez u pyet kryesisht se si është si vësh një maskë në fytyrë për të mbrojtur hundën e thyer dhe të luash futboll.

“Nuk e mendoja se do të ishte kështu, por të luash me maskë qenka absolutisht e tmerrshme. Është vërtet e bezdisshme, por më duhet të kem vetëm falënderime për maskën. Kam ndërruar disa maska, ​​sepse çdo herë diçka shkonte keq. Është e ndërlikuar, sepse kufizon shikimin dhe djersa bllokohet”, – u përgjigj ish-lojtari i PSG-së.

Duke filluar nga sot, Mbappé do të jetë zyrtarisht lojtar i Real Madridit. Padyshim që shumë nga pyetjet kanë synuar të zbulojnë ndjenjat e tij për këtë: “Unë nuk jam ende në grupin WhatsApp të Real Madridit, por nuk do të kalojë shumë. Nuk kam folur me Courtois, por është më mirë që ai të mos jetë në këtë ndeshje”.

Deri më tani, kombëtarja e tij nuk ka bindur në këtë Europian: “Le të shpresojmë që Franca të zgjohet. Nuk ka nevojë të justifikohemi, është e vërtetë që nuk ka qenë një fazë e grupeve e nivelit të lartë. Nëse nuk fitojmë, do të shkojmë në shtëpi, por nuk e shoh përballjen me Belgjikën pa optimizëm.

Kur nuk kemi reaguar, kemi shkuar në shtëpi. Tani nuk ka asnjë mundësi, sepse askush nuk dëshiron të kthehet në shtëpi. Mendoj se kemi gjithçka për të kaluar në çerekfinale”.

Një vlerësim për Belgjikën, kundërshtarin e sotëm: “Ata e humbën ndeshjen e parë, por as ne nuk fituam gjithçka. Belgët kanë humbur lojtarë të rëndësishëm, por kanë të rinj të uritur. Ne e dimë se me çfarë do të përballemi”.

Mungojnë golat e tij në këtë Europian: “Unë gjithmonë dua të shënoj, por gjëja e parë është që Franca të fitojë. Nuk kam goditur me kokë që kur kam thyer hundën, kjo është e vërtetë, por nëse më duhet të godas me kokë sot për të shënuar, do ta bëj. Siç them, unë tashmë kam hundë të thyer”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2024 09:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.