TARAVARI, KANDIDATI SHQIPTAR PËR PRESIDENT NË MAQEDONINË E VERIUT, QË NUK E DIN TË PLOTË HIMNIN KOMBËTAR

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Korrik, 2024 20:10

TARAVARI, KANDIDATI SHQIPTAR PËR PRESIDENT NË MAQEDONINË E VERIUT, QË NUK E DIN TË PLOTË HIMNIN KOMBËTAR

Në një intervistë televizive, në pyetjen e një gazetari maqedonas, se a e din Himnin Kombëtar shqiptar, ish- kandidati për President shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, për turp e faqe të zezë, thotë se e din pjesërisht!

Si është e mundur një paraqitje e tillë, kaq e ulët, të bëhet nga një shqiptar, që ishte Kryetar Komune në Gostivar, që ishte Kandidat për President shqiptar në Maqedoni të Veriut dhe pretendues se është përfaqësues i mijëra shqiptarëve?!

Te jeshë lindur dhe të jeshë rritur shqiptar, dhe të mos dijsh ta këndosh himnin kombëtar, kjo nuk mund të jetë shaka, dhe për më tepër është mjerim, është poshtrim dhe është goditje kundër etërve themelues të Shtetit të Parë Shqiptar dhe atyre që e ngritën për herë të parë në Vlorë Flamurin Kombëtar!

Taravar, kjo deklaratë e jotja e ulët, se nuk e din Himnin Kombëtar shqiptar, është njollë e keqe për shqiptarët, por mbi të gjitha është njollë e keqe për ty!

Himni Kombëtar shqiptar, është i shenjtë, sepse Himni është kënga e Atdheut, është kënga e Flamurit, dhe jo rastësisht thuhet se Flamuri i Atdheut, është i qullur me gjak dhe është i rëndë, sa vet toka jonë!

Himni Kombëtar është kënga e Atdheut dhe e Flamurit, dhe këndimi i Himnit, është fillimi i çdo gjëje Kombëtare jo vetëm te shqiptarët, por pothuajse te çdo komb, kudo nëpër botë!

Sa fyese e banale do të ishte, sikur të ngjalleshin Heronjtë e Mëdhenj Kombëtar, që nga Skenderbeu e deri te Adem Jashari, e të të degjonin ty ish- Kandidatin për President shqiptar në Maqedoninë e Veriut, se nuk e din Himnin Kombëtar!

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova, sikur të deklaronte sikur ti se nuk e din, apo pjesërisht, do të ishte skandal kombëtar e shtetëror!

Ngjashëm do të ishte edhe për kandidatët, në SHBA, në Angli, në Francë, në Gjermani, në Itali, në Turqi, në Gerqi, në Shqipëri, në Kosovë etj, etj…
Nëse e ke ditur dhe je frikësuar ta pohosh se e din, ke bërë shumë gabim!
Por vërtetë nëse nuk e din, vërja gishtin kokës, shko te ndonjë mjek profesor apo koleg i yti, dhe bëj kontroll e merr terapi, shërohu për të mos infaktuar, sepse përsëri për të garauar nuk të duhet!…
Lajmi se:TARAVARI, KANDIDATI SHQIPTAR PËR PRESIDENT NË MAQEDONINË E VERIUT, QË NUK E DIN TË PLOTË HIMNIN KOMBËTAR, është lajmi më i keq dhe më poshteues për shqiptar që po qarkullon, sepse shqiptarët nuk e kanë merituar një personalitet ta nxjerrin në garë, për të parë, që nuk e din Himnin Kombëtar!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 26 Korrik 2024!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Korrik, 2024 20:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.