Librin e ri nga poeti Zenku e gjeni te Info Qendra. Mjetet do të dhurohen te Qendra e Autizmit “Blue Puzzle”

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2024 14:35 Përditësuar

Librin e ri nga poeti Zenku e gjeni te Info Qendra. Mjetet do të dhurohen te Qendra e  Autizmit “Blue Puzzle”

Publicisti Driton Zenku publikon librin e shtatë me poezi

Këto ditë ka dalur nga shtypi botimi i ri me poezi i shkrimtarit dhe publicistit Driton Zenku. Zilja e Telefonit quhet libri i shtatë me radhë i autorit.

Është një përmbledhje poezish nga krijimtaria e tij e katër viteve të fundit. Obuzi i poezive trajton raportet njerëzore dhe fenomenet sociale.

Zilja e telefonit u paraprinë librave me poezi Dilli në Natë, Rruga e Rrugëve, Haremi i Fjalëve, Dielli i Janarit, Niansa dhe përzgjedhjes së poezive “100 poezi” të botuar në vitin 2020.

Libri gjeti mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me programin e vitit 2024. Biblioteka Flaka, lektor Agim Mustafai, recensues Linda Limani, kopertina dhe dizajni Drin Zenku kurse fotografia Edit Azizi.  U shtyp në shtypshkronjën Nani Print – Gostivar.

Driton Zenku është sociolog i diplomuar në UEJL, është gazetar dhe themelues i Agjencisë së lajmeve Flaka.

Është bashkautorë, recensues dhe redaktor i më tepër botimeve. Jeton dhe vepron në qytetin e lindjes, Gostivar.

Bibliografia:

Poezi, Dielli në Natë, viti 2000      

Poezi, Rruga e Rrugëve, viti 2008      

Poezi, Haremi i Fjalëve, viti 2010

Poezi Dielli i Janarit, viti 2016

Poezi “Niansa”, viti 2018 në gjuhën maqedone

Poezi “100 Poezi”, viti 2020.

Poezi “Zilja e Telefonit” viti 2024

Libri i ri por edhe librat e tjerë të poetit Zenku mund të gjinden te Info Qendra e Gostivarit që është hapur së fundmi nga kompania Nani Print.

Librat janë me një vlerë simbolike prej 150 denarë dhe mjetet e grumbulluara do të dorëzohen në Qendrën për Autizëm “Blue Puzzle”.

Ndryshe, këto ditë nisi me ounë shitorja e parë me suvenire nga Gostivari dhe e njejta do të shërbejë si vend ku të huaj e banorë vendas do të mund të blejnë suvenire dhe dhurata të ndryshme, si dhe do të shërbejë si qendër për ofrim të informatave për qytetin. Në këtë shitore, 50 % e fitimit nga shitja do të dedikohen për Qendrën për Autizëm “Blue Puzzle”, në Gostivar.

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2024 14:35 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.